Njësia për Reagim tё Shpejtё-Pejё, mbrëmë ka arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë nga Gjykata Themelore në Pejë për veprën penale ‘grabitje’.
Njësiti për Reagim tё Shpejtё (NJRSH), nё rrugën ‘Nexhip Basha’ nё Pejё, ka ndaluar veturën Ford Fokus me targa vendore, me të ndaluar veturën, pasagjeri, tani i dyshuari, ka dalë nga vetura dhe ka filluar të ikë me vrap. Zyrtarët policorë janë vёnё nё ndjekje tё të dyshuarit dhe kanë arritur ta kapin.
“I dyshuari nuk posedonte dokumente identifikimi dhe menjëherë është arrestuar. Pas verifikimit ka rezultuar se i njëjti ka një urdhërarrest tё lëshuar nga Gjykata Themelore në Pejë dhe me aktvendim të plotfuqishëm të lëshuar nga gjykata e njëjtë, ishte i dënuar me burg në kohëzgjatje prej katёr (4) vitesh për shkak të veprës penale, ‘grabitje’. I dyshuari është dërguar në burgun e Dubravës nё vuajtje të dënimit”, thuhet tutje në njoftimin dërguar mediave,