×
  • Auto
  • Auto

    Po, edhe kjo është Škoda

    FrontOnline
    28 Prill 2024

    Škoda ka zbuluar Vision Gran Turismo, një veturë konceptuale tërësisht elektrike në lojën Gran Turismo 7 PlayStation, duke zgjeruar praninë e kompanisë në botën e garave dixhitale.

    Duke marrë frymëzim nga modeli 1100 OHC Spider i vitit 1957, Škoda Vision Gran Turismo që bën tërheqje me të gjitha rrotat, është e pajisur me katër motorë elektrikë me një fuqi totale prej 1,071 kuaj-fuqi.

    “Rrënjët e Škoda Motorsport datojnë më shumë se 120 vjet më parë, me suksese të panumërta. Studimi i Škoda Vision Gran Turismo lidh trashëgiminë tonë të pasur me të ardhmen tonë elektrike dhe një gjuhë të re moderne të fortë dizajni”, tha drejtori ekzekutiv i Škoda, Klaus Zellmer.

    Kjo veturë elegante me një ulëse nxjerr në pah gjuhën moderne të dizajnit të Škoda-s përmes dritave në formë T-je, me ngjyrë të verdhë matte Explorer.

    Koncepti është frymëzuar 1100 OHC Spider i prodhuar më 1957, megjithëse është zbukuruar me karakteristika krejtësisht të reja, të tilla si krahu i pasmë i dyfishtë dhe pjesa e pasme e hapur, ku motorët elektrikë janë plotësisht të ekspozuar.

    Brenda ka një ulëse, e pozicionuar në qendër si një veturë garash, e pajisur me një rrip me gjashtë pika.

    Ekrani në kabinë tregon shpejtësinë, mënyrën e drejtimit dhe nivelin e baterisë, por mund të përdoret edhe si retrovizorë.

    Koncepti përdor një bateri 87 kWh që dërgon energji përmes një kuti ingranazhi me një shpejtësi në katër motorë elektrikë për një fuqi totale prej 1,071 kuaj-fuqi. /Telegrafi/

    Dyfish n’plus me ArtMotion
    Nga Rubrika
    Auto10 Maj 2024
    Versioni i fundit i Citron Relay është mjaft i pazakontë. I quajtur Back to Back, furgoni duket si Photoshop, por në fakt...
    Auto10 Maj 2024
    Sekretarja amerikane e Tregtisë, Gina Raimondo, thotë se Shtëpia e Bardhë po heton seriozisht kërcënimin e paraqitur nga automjetet e lidhura me...
    Auto09 Maj 2024
    Duket se aventura e Fiskerit në industrinë e automobilave do të përfundojë keq. Marka e themeluar nga Henrik Fisker po kalon periudha...
    Të tjera
    Kronika13 Maj 2024
    Policia e ka arrestuar një person (mashkull) në Zubin Potok të dielen. Ai dyshohet se e ka sulmuar seksualisht një femër, njofton...
    Ekonomi13 Maj 2024
    Valentina Bunjaku nga LDK thotë për “Front Onlne” se mungesa e investimeve kapitale e bënë paranë e pavlefshme.  Sipas saj kjo mungesë...
    Lajme13 Maj 2024
    Samantha Power, drejtuesja e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), ka treguar bashkëpunimin që kanë me Universitetin Shtetëror të...
    Ekonomi13 Maj 2024
    Ferat Shala nga PDK thotë për “Front Online” se raporti tre mujor i Buxhetit për periudhën janar-mars 2024, ku të gjitha institucionet...
    Lajme13 Maj 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka pranuar ftesën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për një takim pune, i...
    Bota/Rajoni13 Maj 2024
    Policia gjeorgjiane përdori forcë mëngjesin e 13 majit për të shpërndarë mijëra protestues që zhvilluan protestë paqësore gjatë natës jashtë Parlamentit kundër...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.