×
  • Auto
  • Auto

    Një prodhues veturash në prag të falimentimit, pronari po shet shtëpinë e tij me shpresën që të shmang më të keqen

    FrontOnline
    09 Maj 2024

    Duket se aventura e Fiskerit në industrinë e automobilave do të përfundojë keq. Marka e themeluar nga Henrik Fisker po kalon periudha shumë të vështira, aq sa ai tashmë ka paralajmëruar punonjësit e tij se mund t’i pushojë në afat të shkurtër nëse nuk gjejnë fonde shtesë.

    Dhe ky kërkim për financim me sa duket po zbret në nivelin personal, pasi themeluesi dhe aksionari më i madh i kompanisë ka nxjerrë në shitje rezidencën e tij luksoze.

    Kjo nuk është hera e parë që kompania e Fisker-it dështon. Një gjë e ngjashme ndodhi dhjetë vjet më parë, por më pas ai bëri një rikthim mjaft të suksesshëm. Është folur për disa vite më parë si një konkurrent i mundshëm i Teslës. Por kjo nuk ndodhi kurrë.

    Henrik Fisker po shet një shtëpi ultramoderne në Los Anxhelos për 35 milionë dollarë. Një sasi jashtëzakonisht e lartë që korrespondon jo vetëm me madhësinë dhe luksin e shtëpisë, por edhe me vendndodhjen e saj të privilegjuar: në Hollyëood Hills, një nga zonat më ekskluzive të Los Anxhelosit.

    Shtëpia e Fiskerit është vërtet mahnitëse. Vila ka 1096 metra katrorë (në një total prej 1740 metra katror tokë), 6 dhoma gjumi dhe 8 tualete.

    Nuk dihet pse Henrik Fisker vuri në shitje shtëpinë e tij luksoze, por e vërteta është se kompania e tij aktualisht është në një pikë të thyer, dhe në fillim të këtij muaji prodhuesi njoftoi se së shpejti do të duhet të falimentojë nëse nuk merr një injeksion financiar. /Telegrafi/

    Për shkak të punimeve në rrjet në këto zona do ketë ndërprerje të energjisë
    Nga Rubrika
    Auto20 Maj 2024
    Gara në një kodër mund të jetë forma më e lezetshme e garave. Shpesh mund të gjeni vetura rruge të transformuara në...
    Auto20 Maj 2024
    Ndryshe nga prodhuesit e tjerë të automjeteve, Toyota ka ndërmarrë hapa të ngadalësuar drejt elektrizimit të linjës. Kjo pasi ajo beson se...
    Auto17 Maj 2024
    Një vit më parë Kia njoftoi planet për të prezantuar dy kamionë elektrikë deri në vitin 2027. E me sa duket njëri...
    Të tjera
    Lajme20 Maj 2024
    Policia në Gjilan, Stacioni Policor Viti në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore gjatë javës që lamë pas kanë...
    Lajme20 Maj 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, bashkë me komandantin e FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari morën pjesë në takimin virtual të radhës të Grupit...
    Lajme20 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka bastisur degët e një institucioni financiar që dyshohet për aktivitet ilegal në veri të vendit. Lajmin e ka...
    Lajme20 Maj 2024
    Lidhja Demokratike e Kosovës ka adresuar kritika në drejtim të Qeverisë së Kosovës, për keqmenaxhimin e parasë publike. Deputeti i kësaj partie,...
    Lajme20 Maj 2024
    Deputeti i VV-së, Enver Dugolli, për FrontOnline ka folur rreth opsionit të mundshëm për të shkuar në zgjedhje të parakohëshme. Ai thotë se...
    Lajme20 Maj 2024
    Komuna e Prishtinës i ka njoftuar kafenetë dhe restorantet se mund t’i tërheqin në objektin e vjetër të komunës certifikatat në të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.