Tre persona janë plagosur pas mesnatës së djeshme në Mitrovicë.
Siç njofton Policia, personi që dyshohet se i ka plagosur ata me armë zjarri, aktualisht gjendet në arrati.
“Mitrovicë 11.07.2020-00:24. Është raportuar se tri viktimat meshkuj kosovarë janë plagosur me armë zjarri dhe dyshohet se janë plagosur nga i dyshuari mashkull kosovar i cili gjendet në arrati. Tri viktimat kanë pranuar tretman mjekësor dy prej tyre janë liruar kurse i treti mbetet për tretman të mëtejmë mjekësor në spitalin rajonal në Mitrovicë”, thuhet në raportin e Policisë.
Në vendin e ngjarjes kishin dalë njësitë relevante të Policisë dhe kanë gjetur dhe sekuestruar 4 gëzhoja dhe dy predha të fishekëve të armës së zjarrit. Ndërkaq rasti vazhdon të hetohet.