×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Pjesa dërmuese e qytetarëve në Maqedoni nuk shkojnë me pushime

    FrontOnline
    25 Korrik 2020

    Kriza që shkaktoi pandemia me virusin korona por edhe frika nga rreziku i infektimit, ka bërë që një numër i madh i banorëve të Tetovës, të mos mendojnë për pushimet verore në bregdet. Ata shprehen se, sivjet kriza ekonomike ka bërë që me vështirësi të sigurohet buka e gojës, e lere më të mendohet për pushime.

    “As ëndërr nuk do e shohim,. Ne s’bëhemi dot idare, e jo në det të shkojmë. Krizë e madhe është. Dikush që ka po ama edhe ata stagnojnë nuk shkojnë. Jo larg kufijve por edhe Strugë e Ohër s`do shkojmë”.

    “Rëndë është të mendojmë për pushime më vështirë është, shkaku i sëmundjes vështirë se mund të shkohet. Dyqanet nuk punojnë, firmat nuk punojnë, para nuk ka”

    “Do gjendemi pak ka Struga të shkojmë, se për në det problem sivjet. Ekonomia e dobët është shkaku i pandemisë”.

    Nga agjencitë turistike, për Alsat thonë se, sivjet rezervimet për pushimet e verës nuk arrijnë dot as 30 për qindshin e kërkesave të vitit të shkuar.

    “Pas pandemisë dhe kësaj krize që ka kapluar, rënia është e dukshme, kërkesat janë tepër të vogla në krahasim me vitet e kaluara. Ndoshta nuk e arrin as 30 për qindshin e kërkesave nga viti i shkuar”.

    “Në mungesë të financave, shumica e banorëve, kanë zgjedhur që pushimet këtë verë, ti kalojnë nëpër pishinat e vendit”.

    Drejtuesit e pishinave të vendit, thonë se iu përmbahen në maksimum rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, ndërsa punojnë me vetëm 30 për qind të kapaciteteve.

    “Rekomandimeve iu përmbahemi maksimalisht në bazë të protokollit, dezinfektimi tek hyrja, pastrimi i këmbëve, distancë e krevateve, numri i kufizuar i vizituesve, 15 persona në 100 metër katror”.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni28 Prill 2025
    Udhëheqësi liberal Mark Carney u thotë kanadezëve se Kanadaja vendos “çfarë ndodh këtu”, në atë që duket të jetë një referencë për...
    Bota/Rajoni28 Prill 2025
    Richard Grenell, i dërguari i Presidentit Donald Trump për misionet speciale, por edhe djali i presidentit, Trump Jr, janë përfshirë në një...
    Bota/Rajoni27 Prill 2025
    Ka shkuar në 11 numri i të vdekurve pasi një automjet u përplas me turmën në një festival rrugor në Vankuver të...
    Të tjera
    Lajme28 Prill 2025
    Kanë nisur punimet për modernizimin e njësisë B2, investim ky i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK). Me këtë rast, sipas një njoftimi...
    Lajme28 Prill 2025
    Edhe dy ditë skadon afati për të marrë dokumente të Kosovës mbi bazën e atyre që lëshohen nga organet serbe për qytetet...
    Sport28 Prill 2025
    Carlo Ancelottit i është refuzuar vazhdimisht nga Real Madridi një nga kërkesat e tij kryesore, teksa italiani po përgatitet që të largohet...
    Lajme28 Prill 2025
    Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për përfshirje në një rast të lëndimit të rëndë trupor, që ndodhi...
    Bota/Rajoni28 Prill 2025
    Richard Grenell, i dërguari i Presidentit Donald Trump për misionet speciale, por edhe djali i presidentit, Trump Jr, janë përfshirë në një...
    Lajme28 Prill 2025
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku tha se me rinisjen e punimeve në sheshin “Xhorxh Bush”, Komuna e Prishtinës i...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.