×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Pirja e duhanit shkakton plakje më të shpejtë

    FrontOnline
    14 Shtator 2023

    Sipas një studimi të ri, pirja e duhanit shkakton vdekje më të shpejtë të qelizave. Prova gjendet në ADN, në kromozomet për të qenë të saktë.

    Pirja e duhanit përshpejton shkurtimin e skajeve të qelizave, të quajtura telomere, të cilat janë një tregues i aftësisë së qelizave për të rigjeneruar dhe ngadalësuar shpejtësinë e plakjes.

    Këtë e tregon një studim i paraqitur në Kongresin Ndërkombëtar të Shoqatës Evropiane për Mjekësinë e frymëmarrjes në vitin 2023, të mbajtur në Milano, i udhëhequr nga Universiteti Kinez i Hangzhou. Hulumtimet tregojnë gjithashtu se lënia e duhanit ul ndjeshëm rrezikun e plakjes së parakohshme.

    Telomeret, sekuenca të përsëritura të ADN-së që mbrojnë skajet e kromozomeve. Sa herë që një qelizë ndahet, telomeret shkurtohen pak, derisa ato bëhen aq të shkurtra sa qeliza nuk mund të ndahet më me sukses dhe vdes: kjo është pjesë e procesit të plakjes.

    Gjatësia e telomereve ka qenë e lidhur me shumë sëmundje, duke përfshirë çrregullimet kardiovaskulare, diabetin dhe humbjen e muskujve, por deri më tani pak studime kishin hetuar lidhjen me duhanin.

    Studiuesit e udhëhequr nga Siyu Dai, duke analizuar të dhënat gjenetike të pothuajse 500 mijë njerëzve të mbledhur në bazën e të dhënave të Biobank Britanik, tani kanë zbuluar se pirja e duhanit shkurton ndjeshëm telomeret e kromozomeve që gjenden në qelizat e bardha të gjakut, qeliza që janë pjesë e sistemit imunitar./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lifestyle10 Janar 2025
    Tharja e syrit është një problem shëndetësor që prek shumë njerëz në botë. Ai shkaktohet në mungesë të lotëve të mjaftueshëm që...
    Lifestyle09 Janar 2025
    Lëkura në dimër është shumë më e ndjeshme se zakonisht dhe për këtë ne duhet të shmangim disa gabime që mund ta...
    Lifestyle08 Janar 2025
    Shumë njerëz mundohen për të bërë sasinë e rekomanduar të ushtrimeve çdo javë. Por kërkimet sugjerojnë se edhe një sasi e vogël...
    Të tjera
    Vip10 Janar 2025
    Sara është befasuar nga dy miqtë e saj më të mirë, Kledia dhe Niko. Ajo është gëzuar tejet shumë në momentin kur...
    Vip10 Janar 2025
    Thirrja e Vullnetit që paratë e çmimit të Big Brother VIP Kosova 3, të qëndrojnë në Kosovë ka trazuar të gjithë shtëpinë....
    Bota/Rajoni10 Janar 2025
    Në Venezuelë, sot u mbajt inaugurimi i presidentit të ri/të vjetër Nicolas Maduro dhe në listën e të ftuarve ndërkombëtarë ishte edhe...
    Vip10 Janar 2025
    Gjatë një momenti të diskutimit në Big Brother VIP Kosova, prezantuesi Alaudin Hamiti i bëri një pyetje Vullnetit. “A do të ishte...
    Vip10 Janar 2025
    Në shtëpinë e ‘Vëllait të Madh’ ka shpërthyer debati i nisur tash e disa ditë për ndarjen e çmimit të madh. Vullneti...
    Bota/Rajoni10 Janar 2025
    Virusi më i ri kinez, apo i njohur me emrin “Metapneumovirusi” mund të jetë duke qarkulluar në Shqipëri, por ende nuk ka...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.