×
  • Lajme
  • Tenderët
  • Lajme

    Pezullohet tenderi 106 milionësh i Pal Lekajt (Dokumente)

    FrontOnline
    29 Janar 2020

    Ministrisë së Infrastrukturës, e cila udhëhiqet nga Pal Lekaj, i është pezulluar megatenderi i fundit që “peshon” hiç më pak se 106 milionë euro për ndërtimin e Autoudhës Banullë (Lipjan)- Dheu i Bardhë, raporton portali “Front Online”.

    “Front Online” javën e kaluar nga nxjerrë në opinion këtë “masakër me buxhetin” të ministrit në largim Pal Lekaj, i cili ka shpallur tenderin qindra milionësh, ndonëse është në ditët e fundit të mandatit të tij dhe njëherit Kosova nuk e ka të miratuar as buxhetin e vitit 2020.

    Ky njëherit ka qenë tenderi i tretë më i madh për nga vlera financiare, përpos atij të autostradës “Ibrahim Rugova” dhe “Arbën Xhaferi”, i shpallur nga Ministria e Infrastrukturës deri më tani.

    “Front Online” posedon vendimin e Ministrisë së Infrastrukturës për pezullimin e këtij aktiviteti të prokurimit për shkak të ankesave të dy kompanive: “Jaha Company SHPK” dhe “2A Group SHPK”.
    Portali “FrontOnline” kishte raportuar se kriteret e përcaktuara në dosje të tenderit janë “përjashtuese” për kompanitë vendore dhe favorizojnë ato rajonale dhe ndërkombëtare.

    Në vendimin për pezullimin e tenderit thuhet se ky proces do të zgjas deri në shqyrtimin e ankesave të operatorëve ekonomik.

    Përndryshe, sipas dosjes së tenderit që e kishte siguruar portali “Front Online” , më 13 janar 2020, Ministria e Infrastrukturës ka publikuar njoftimin për kontratë me titull: Ndërtimi i Autoudhës A7, kryqëzimi në disnivel A6, Autostrada A7 Banullë-Dheu i Bardhë, pjesa e udhëkryqit Bresal-Dheu i Bardhë.

    Ky tender është i ndarë në katër lote: Loti i parë është mbi 7 kilometra, loti i dytë është 5.1 kilometra, loti i tretë është 6.4 kilometra dhe loti i katër është 6.2 kilometra.

    Bazuar në vlerën e përgjithshme të projektit prej mbi 110.6 milionë, vlera e një kilometri Autostradë të shpallur së fundi nga Pal Lekaj do t’i kushtoj buxhetit të Kosovës rreth 4.5 milionë euro, raporton portali “Front Online”.

    Për shpalljen e këtij tenderi nga ministri Pal Lekaj, i cili është në fund të mandatit të tij, ka pasur reagime edhe nga përfaqësuesit e shoqërisë civile në vend.

    /Front Online/

    “Masakra” me buxhetin, Pal Lekaj në fund të mandatit shpall tenderin 110.6 milionë euro (Dokumente)

    Nga Rubrika
    Lajme18 Shkurt 2025
    Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde përmes një shkrimi në rrjetet sociale, ka thënë se Serbia ka ndërhyrë në zgjedhjet në Kosovë....
    Lajme18 Shkurt 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ndau dekoratën me titullin “Urdhri i Lirisë” për familjen Jashari. Dekoratën e pranoi Besarta Jashari, vajza e Hamzë Jasharit...
    Lajme18 Shkurt 2025
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, sot ka nderuar veprën dhe sakrificën e shumë personaliteteve që mundësuan çlirimin e Kosovës. Në mesin e...
    Të tjera
    Lajme18 Shkurt 2025
    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, në ceremoninë e organizuar nga presidentja Vjosa Osmani, tha se sot po nderohet kontributi i atyre që...
    Lajme18 Shkurt 2025
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, për nder të 17 vjetorit të Pavarësisë ka ndarë dekorata për disa familje e personalitete që ka...
    Lajme18 Shkurt 2025
    Ambasada e SHBA-së në Kosovë tha se me krenari e ka mbështetur rrugëtimin e Kosovës kur njoftoi për pjesëmarrjen e të ngarkuarës...
    Lajme18 Shkurt 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në nder të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ka ndarë Dekorata Presidenciale për personalitete të shquara...
    Lajme18 Shkurt 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të mbajë konferencë për media në sallën e sporteve “1 Tetori”. Në njoftim thuhet, se aty...
    Lajme18 Shkurt 2025
    Moskoordinimi dhe mosmarrëveshjet pothuajse të vazhdueshme ndërmjet Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, duket se u kishin dhënë fund marrëdhënieve të mira ndërmjet...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.