×
  • Lajme
  • Lajme

    Petkoviq s`pajtohet me parimet e Kurtit për dialogun: Na i vuri katër ultimatume neve (Serbisë)

    FrontOnline
    24 Mars 2021

    Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën, Petar Petkoviq tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i vuri katër ultimatume Serbisë rreth mesazhit të tij të fundit për dialogun.

    Petkoviq tha se Kurti ka njoftuar për përfundimin e dialogut dhe sipas tij, ka anuluar gjithçka që ishin marrë vesh në Bruksel për 8 vjet e fundit.

    “Kërcënimet e Kurtit se kushti për vazhdimin e dialogut është që Beogradi të njoh Kosovën, të njoh krimet e pretenduara në Kosovë shkatërrojnë drejtpërdrejt dhe anulojnë çdo të ardhme të dialogut dhe kompromisit, veçanërisht në pozicionin e Kurtit se të mos lejojë formimin e Bashkimit të Komunave Serbe “, tha ai, raporton Tanjug.

    Kujtojmë se në ekspozenë e tij të shpalosur para deputetëve, Kurti tha se nuk mund dhe nuk do të bëhet asnjë kompromis me Serbinë.

    “Derisa punojmë në reforma brenda vendit, po ashtu do ta reformojmë edhe qasjen tonë jashtë vendit. Kosova është shtet i pavarur dhe sovran. Kompromiset që janë kërkuar e që kanë qenë të dëmshme janë bërë me Pakon e Ahtisaarit si çmim i paguar për shpalljen e pavarësisë. Asnjë kompromis tjetër nuk mund ta bëjmë e nuk do ta bëjmë. Kjo duhet të thuhet qartë dhe zëshëm në çdo tryezë e çdo takim nga secili prej nesh në mënyrë që të riparojmë dëmet që i janë shkaktuar shtetësisë në vitet e fundit, e të cilat kanë ndikuar te njohjet e reja dhe konsolidimi i shtetësisë”, tha Kurti të hënën në Kuvend.

    Kurti përmendi edhe parimet e tij për dialogun, ku rënditeti katër kushte.

    “I pari, duhet pranuar realiteti; i dyti, duhet pranuar e vërteta; i treti, duhet të ulemi si të barabartë; dhe i katërti, duhet të përfitojnë qytetarët”, ka thënë Kurti.

    Përfito FALAS një pushim për çift në Budva
    Nga Rubrika
    Lajme09 Tetor 2024
    Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza në kuadër të vizitave nëpër qytetet e Kosovës, ka zhvilluar një punëtori...
    Lajme09 Tetor 2024
    Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka reaguar pas publikimit të një audio-incizimi tjetër ku dëgjohet teksa flet me...
    Lajme09 Tetor 2024
    Sot Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e 223’të. Këto janë vendimet që janë marrë: – Miratuar vendimin për Agjendën e Reformave...
    Të tjera
    Lajme09 Tetor 2024
    Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Analena Baerbock, ka thënë se  shtetet e Ballkanit Perëndimor po bashkohen më shumë me njëri-tjetrin. Në një...
    Lajme09 Tetor 2024
    Ministrja e Arsimi, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se kanë shpallur dy pozita të larta në arsim. Atë për drejtor të...
    Lajme09 Tetor 2024
    Ndihmës Sekretari i ri të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof nesër do të vijë në Kosovë, ndërsa kryeministri tha se duhet pritur...
    Lajme09 Tetor 2024
    Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka vazhduar kritikat ndaj Qeverisë Kurti. Ai ka vlerësuar se kjo është qeveri e korrupsionit...
    Lajme09 Tetor 2024
    Emisari i Gjermanisë për Ballkanin, Manuel Sarrazin, ka thënë se është lajm i mirë që në CEFTA u miratuan me sukses 11...
    Lajme09 Tetor 2024
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Rrezarta Krasniqi, ka reaguar ashpër pas publikimit të përgjimit mes deputetes Kusari-Lila dhe kriminelit Millan...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.