×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Petkoviq: Njoftimi nga Kosova se FSK mund të veprojë në veri të Kosovës ka për qëllim dëbimin e serbëve

    FrontOnline
    12 Nëntor 2022

    Deklaratat e fundit të zyrtarëve të Kurtit se Forcat e Sigurisë së Kosovës mund të veprojnë në territorin e gjithë vendit, përfshirë edhe veriun, është një tjetër kërcënim alarmues dhe njoftim ogurzi nga Prishtina me qëllim të dëbimit të serbëve nga vendi i tyre, ka thënë drejtori i Zyrës për Kosovën, Petar Petkoviq.

    “Për të gjithë faktorët ndërkombëtarë është e qartë se FSK nuk ka çfarë të kërkojë në veri të Kosovës, por Kurti dhe agjentët e tij padyshim duan të shkelin veçanërisht ato marrëveshje që ruajnë paqen dhe garantojnë sigurinë e serbëve në Kosovë, sepse kështu duan të sillen me njerëzit tanë në Kosovë, veçanërisht me serbët në veri”, ka theksuar Petkoviq në një komunikatë për media.

    Petkoviq përkujtoi se në marrëveshjen, të cilën Sekretari i Përgjithshëm i atëhershëm i NATO-s Anders Fogh Rasmunsen e ka nënshkruar dhe garantuar me autoritetet në Prishtinë në vitin 2013, pa mëdyshje thuhet se asnjë formacion ushtarak nga Prishtina nuk mund të veprojë në katër komuna në veri të Kosovës pa miratimin paraprak të komandantit të KFOR-it dhe katër kryetarëve të komunave.

    Drejtori i Zyrës për Kosovë shtoi se kjo garanci është nënshkruar dhe miratuar në të njëjtën ditë me Marrëveshjen e Brukselit, gjë që tregon se ky dokument ka qenë edhe kusht për Marrëveshjen e Brukselit.

    “Të mos luajnë me zjarrin në Prishtinë dhe të mos përdorin deklarata, njoftime dhe lëvizje nxitëse për të destabilizuar më tej situatën e sigurisë në Kosovë, të cilën tashmë e kanë minuar me lëvizjet e tyre të njëanshme, të paligjshme dhe të dhunshme në lidhje me targat. Beogradi nuk do lejojë askënd që serbët në Kosovë t’i shndërrojë në pëllumba balte dhe do të jetë gjithmonë me popullin e tij, dhe misionet ndërkombëtare duhet të përcaktohen qartë sipas këtij njoftimi të papërgjegjshëm dhe të rrezikshëm nga bashkëpunëtorët e Kurtit që duan vetëm konflikte, tensione dhe kriza të reja”, tha. Petkoviq./FrontOnline/

     

    Afër dhjetë mijë banorë të fshatrave të Skenderajt përfitojnë nga rrjeti i ri elektrik
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në periferi të Tiranës. Siç bën me dije policia, rreth orës 19:20, në...
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    Të paktën 56 persona kanë humbur jetët si pasojë e përmbytjeve që kanë prekur shtetin jugor të Brazilit, Rio Grande do Sul....
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    Zyrtarëve të mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara u është dashur të ndalojnë ndërtimin e një skele që lehtëson dërgimin e ndihmave humanitare...
    Të tjera
    Lajme04 Maj 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka qëndruan për vizitë në Gjilan, ku bashkë me kreun e degës së kësaj partie atje bënë...
    Sport04 Maj 2024
    Real Madridi edhe zyrtarisht ka siguruar titullin kampion në La Liga, pasi Barcelona nuk ia doli që të fitojë tri pikët në...
    Sport04 Maj 2024
    Gara për titull në elitën e futbollit në Maqedoninë e Veriut është bërë mjaft e fortë, me Shkëndijën dhe Strugën që komandojnë...
    Lajme04 Maj 2024
    Largimi i mjekëve nga Kosovë për të kërkuar punë dhe kushte më të mira në vende të ndryshme të botës, mbetet sfidë...
    Lajme04 Maj 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha i ka reaguar AGK-së dhe RTK-së. Ai ka shkruar në ‘Facebook”, se asnjëherë nuk e...
    Lajme04 Maj 2024
    Një vetaksident ka ndodhur mesditën e së shtunës në magjistralen Duhël-Suharekë, ku si pasojë kanë dy persona kanë marrë lëndime të lehta....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.