×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Pesë ushqimet që ndihmojnë në uljen e shtypjes së lartë të gjakut

    FrontOnline
    08 Qershor 2023

    Shtypja e lartë e gjakut mund të çojë në një sërë komplikimesh të rrezikshme, duke përfshirë sëmundjet e zemrës dhe goditjen në tru, por jo gjithmonë ka simptoma të dukshme.

    Derisa ulja e marrjes së kripës është gjithmonë një pikënisje e mirë, disa ushqime janë në të vërtetë të mira për t’u ngrënë nëse dëshironi ta reduktoni rrezikun – thonë ekspertët.

    Boronicat, mollët dhe çaji i gjelbër përmbajnë flavanole, dhe ka prova mjaft të mira se ato mund ta ulin presionin e gjakut – edhe pse kjo varet nga sasia.

    Mollët
    Frutat e shijshme janë të mbushura me antioksidantë të quajtur flavanole, të cilat janë treguar se janë të dobishme për shëndetin e zemrës.

    Flavanolet i ndihmojnë arteriet tona të relaksohen duke përmirësuar diçka të quajtur funksioni endotelial që ndihmon enët tona të gjakut t’i përgjigjen më mirë stresit dhe të zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

    Boronicat
    Ky superfrut zakonisht vjen në sezon në gjysmën e dytë të korrikut dhe zgjat pjesën më të madhe të gushtit. Boronicat ndihmojnë në rritjen e nivelit të oksidit nitrik në gjak, duke zgjeruar arteriet dhe duke reduktuar ngarkesën e punës në zemër.

    Në provat klinike, ekstraktet nga ushqime të tilla si boronicat e egra janë treguar se përmirësojnë shëndetin e enëve të gjakut dhe madje ulin presionin e gjakut.

    Arrat
    Arrat, një element kryesor që shpesh neglizhohet, duhet të jenë pjesë kyçe e çdo diete të ekuilibruar.

    Janë një burim i shkëlqyer i vitaminave, mineraleve, antioksidantëve, omega-3 dhe yndyrave të pangopura – por sigurohuni që të zgjidhni varietete të pakripura nëse jeni të shqetësuar për presionin e gjakut.

    Arrat janë një burim i shkëlqyeshëm i lëndëve ushqyese të ndryshme që janë vërtetuar shkencërisht se ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut. Në veçanti, arrat janë treguar se ulin presionin sistolik të gjakut.

    Çaji i gjelbër
    Zëvendësimi i një filxhani çaji bimor me çaj të gjelbër mund të ndihmojë në uljen e shtypjes së gjakut.

    Ky çaj është plot me lëndë ushqyese, duke përfshirë flavanolet, ndërsa konsumimi i tij është treguar se mbështet presionin e shëndetshëm të gjakut për shkak të disa përbërjeve polifenolike të njohura si katekinat që janë po ashtu të pranishme.

    Këto përbërës stimulojnë prodhimin e oksidit nitrik, i cili më pas mund t’i zgjerojë arteriet dhe taulë presionin e gjakut.

    Avokado
    Avokadot janë një burim i shkëlqyer i vajrave të pangopura, të cilat – sipas studimeve – mund të ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut. Gjithashtu përmbajnë vitaminë E që mund të ndihmojë në uljen e shtypjes së gjakut te njerëzit me hipertension të lehtë.

    Por, edhe pse këto ushqime mund të jenë të dobishme për shëndetin tuaj, ato nuk janë zëvendësues për një dietë të ekuilibruar mirë dhe kini kujdes të kufizoni ushqimet dhe shprehitë e pashëndetshme.

    Nga Rubrika
    Lifestyle10 Janar 2025
    Tharja e syrit është një problem shëndetësor që prek shumë njerëz në botë. Ai shkaktohet në mungesë të lotëve të mjaftueshëm që...
    Lifestyle09 Janar 2025
    Lëkura në dimër është shumë më e ndjeshme se zakonisht dhe për këtë ne duhet të shmangim disa gabime që mund ta...
    Lifestyle08 Janar 2025
    Shumë njerëz mundohen për të bërë sasinë e rekomanduar të ushtrimeve çdo javë. Por kërkimet sugjerojnë se edhe një sasi e vogël...
    Të tjera
    Zgjedhjet 202512 Janar 2025
    Kandidati për deputet i PDK-së, Elmi Reçica, njofton se në tubimin madhështor të mbrëmshëm të PDK-së, ishin të pranishëm edhe një shtresë...
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Prokurori i Posaçëm, Jack Smith, ka dhënë dorëheqje nga Departamenti amerikan i Drejtësisë, pasi e ka dorëzuar raportin hetues ndaj presidentit të...
    Zgjedhjet 202512 Janar 2025
    Kandidati për deputet, Artan Nimani, nga koalicioni AAK-Nisma-Konservatorët-Intelektualët, ka publikuar fotografi nga kryeqyteti nga trotuarët e pa pastruar nga bora dhe me...
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u është drejtuar të dielën qytetarëve me një mesazh dhe reagim sa i përket akuzave të ngritura...
    Zgjedhjet 202512 Janar 2025
    Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka paraqitur zotimet e tij për zhvillimin ekonomik të Kosovës, duke premtuar investime prej 5...
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Disa pjesë të zonës luksoze të Brentwood janë nën urdhra evakuimi pasi kërcënohen nga zjarri i përhapur i Palisades. Mes atyre që...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.