Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 5 raste të dhunës në familje.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, dy raste të dhunës janë raportuar në rajonin e Prishtinës, dy në rajonin e Pejës dhe një Rahovec.
Këto janë të gjitha rastet:
Prishtinë 27.05.2023-11:30. Viktima femër kosovare, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale dyshohet se është sulmuar fizikisht nga vëllau i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje
Lipjan 27.05.2023-19:00. Viktima femër kosovare ,ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar, rasti në procedurë të rregullt.
Istog 27.05.2023-00:16. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti nën ndikim të alkoolit, ka ushtruar dhunë në familje . Me vendim të prokurorit, i njëjti është dërguar në mbajtje .
Pejë 25.05.2023-16:00.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhune fizike dhe psikike ndaj viktimës femre kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
Rahovec 27.05.2023-16:00. Viktima femër kosovare, ka raportuar se babai i saj i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurori dërgohet në mbajtje .