×
  • Kronika
  • Kronika

    Pesë raste të dhunës në familje brenda një dite në rajonin e Prishtinës

    FrontOnline
    17 Nëntor 2021

    Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar vetëm gjatë datës 16 nëntor në rajonin e Prishtinës.

    Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh, ku tri prej rasteve të dhunës në familje kanë ndodhur në Fushë Kosovë, ndërsa dy të tjera në Prishtinë.

    “Fushë Kosovë, 16.11.2021-08:56. Viktima femër kosovare ka njoftuar se ishte kanosur nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

    Në rastin tjetër në Fushë Kosovë, viktima femër ka informuar se bashkëshorti ka ushtruar dhunë në familje, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar pas intervistimit dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

    “Fushë Kosovë, 16.11.2021 – 08:56. Viktima femër kosovare ka informuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar ka ushtuar dhunë në familje. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

    Policia ka arrestuar edhe një tjetër mashkull të dyshuar pasi që dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila ka marrë tretman mjekësor.

    “Fushë Kosovë, 16.11.2021 – 13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

    Dy rastet e tjera të dhunës në familje kanë ndodhur në Prishtinë, ku në rastin e parë është arrestuar një mashkull kosovar, i cili ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, e cila ka marrë tretman mjekësor.

    “Prishtinë, 16.11.2021 – 02:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare . Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

    Në rastin tjetër në Prishtinë, është arrestuar një mashkull kosovar i dyshuar i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë psiqike ndaj bashkëshortes së tij.

    “Prishtinë, 16.11.2021 – 19:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë psiqike ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

    Kujtojmë se organet e drejtësisë shpesh janë kritikuar në Kosovë për mos trajtimin e rasteve të dhunës në familje me efikasitet më të lartë.

    Petrol Company feston në Sos Fshatrat e Fëmijëve dhe në Sos Kopsht
    Nga Rubrika
    Kronika17 Maj 2024
    Një person është arrestuar mbrëmë nga Policia e Kosovës, pasi i njëjti dyshohet se është përfshirë në vrasjen në tentativë në Ferizaj...
    Kronika16 Maj 2024
    Është arrestuar edhe i dyshuari i tretë rreth rastit në Graçanicë. Klankosova.tv mëson se E.G u arrestua nga autoritetet në Shqipëri gjatë...
    Kronika16 Maj 2024
    Me kërkesë të mbrojtësve të të akuzuarve Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu, avokatëve Skender Musa dhe Arbnora Shefkiu, është shtyrë seanca e...
    Të tjera
    Lajme18 Maj 2024
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot në vendin tonë do të mbaj mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Siç njofton...
    Lajme18 Maj 2024
    Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati sot marrin pjesë në konferencën për shënimin e fillimit të pilotimit të skemës...
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Ish-ministri i Shqipërisë për Evropën dhe Punët e Jashtme ka kritikuar Këshillin e Evropës për mosnëtarësimin e Kosovës. Ai tha se Kosova...
    Lajme17 Maj 2024
    Kryeministri Albin Kurti në Ditën Ndërkombëtare Kundër Homofobisë, Bifobisë, Interfobisë dhe Transfobisë ka thënë se është e rëndësishme që  të drejtat dhe...
    Lajme17 Maj 2024
    Misioni paqëruajtës i NATO-s në Kosovë, ka bërë të ditur se pas një kërkese të Policisë së Kosovës, njesia finlandeze e KFOR-it...
    Lajme17 Maj 2024
    Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka folur në lidhje me mbledhjen e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.