×
  • Sport
  • Euro2020

    Përvoja në burg, zbulohet se si gjyqtari anglez i shpëtoi jetën Christian Eriksenit

    FrontOnline
    17 Qershor 2021

    Përvoja e heroit të Entoni Tejlor si një oficer burgu e ndihmoi atë të merrte vendimet në sekondën e dytë që i shpëtuan jetën Kristian Eriksenit. Tejlor është vlerësuar nga Kris Foj, i cili ishte një nga trajnerët që punoi me ish-rojën e burgut ndërsa më vonë ai u caktua si gjyqtar në Premier Ligë. “Të gjithë trajnimin dhe përvojën e Tejlorit, në fushë dhe jashtë tij në burgun famëkeq ‘Strangeways’ në Mançester, u bashkuan ndërsa ai mori kontrollin e rrethanave të tmerrshme që kishin të bënin me rënien në tokë të Eriksenit.

    Tejlor menjëherë kuptoi se diçka ishte keq dhe pa asnjë hezitim, ndaloi lojën në sekondën e dytë dhe thirri ekipet mjekësore në fushë”, tha ish-trajneri i arbitrit kur punonte në burg. Tejlor menaxhoi ngjarjet e tmerrshme me shpejtësi dhe profesionalizëm që i ka dhënë lavdërime në të gjithë botën, duke përfshirë edhe persona si Duka dhe Dukesha e Kembrixhit, kapiteni i Finlandës Tim Sparv, ish-arbitri Mark Klatenburg, si dhe tifozë dhe ekspertë të panumërt. “Ka aftësi që janë të vlefshme si në punën në shërbimin e burgut edhe në arbitrim”, është shprehur Tejlor në vitin 2017, para një ndeshjeje mes Çelsit dhe Arsenalit në “FA Cup”.

    TRAJNERI – “Puna në një burg do të thotë se kisha nevojë për shumë cilësi komunikimi dhe menaxhimi për t’u marrë me situatat e përditshme. Unë u specializova në teknikat e kontrollit dhe frenimit, duke edukuar stafin mbi mënyrat më të mira për të kontrolluar individë të dhunshëm dhe situata të vështira që paraqiten. Entoni ishte një oficer burgu dhe unë jam plotësisht i sigurt se ai ka qenë në disa situata stresuese më parë. Mënyra se si ai u përball me këtë situatë të vështirë në ndeshje, ishte e shpejtë. Jo vetëm e shpejtë, por ishte edhe e sigurt.

    Ajo ishte mënyra e duhur e veprimit, kështu që me siguri trajnimi i tij në burg i shërbeu dhe i dha atij pak ndihmë në atë situatë. Nuk është asnjëherë mirë ta përballësh një situatë të tillë, por Tejlor është i përgatitur. ‘Godit, reago sa më shpejt, sa më fort dhe sa më saktë’, – është moto me të cilën ai ka punuar. – Mirëpo, në fushë është e vështirë të shohësh lojtarë që vuajnë. Fat i madh që futbollisti mori ndihmën dhe është ende gjallë”, ka deklaruar Kris Foi për “Sportsmail”, ish-trajneri që e mësoi gjyqtarin të reagonte në situatat e krizës mes katër mureve në burgje.

     

    Black Friday –  Eja dhe ndaj emocionet e zbritjes ekstreme në Comodita Home
    Nga Rubrika
    Sport18 Prill 2024
    Trajneri kroat Viktor Kovac është emëruar përzgjedhës i Kombëtares së Kosovës në basketboll në konkurrencën e femrave. Federata e basketbollit të Kosovës...
    Sport18 Prill 2024
    Sulmuesi Vedat Muriqi mund të kthehet të luajë sërish në Fenerbahce, sipas mediumit turk “Ajansport”. Drejtuesit e skuadrës turke besojnë se mund...
    Sport18 Prill 2024
    Edon Zhegrova ka vendosur ta ndërrojë agjentin, duke nën shkruar me Hasan Cetinkayan dhe agjencinë “HCM SPORTS MANAGEMENT”. Zhegrova po kalon formë...
    Të tjera
    Lajme18 Prill 2024
    Komandanti i KFOR-it, Özkan Ulutaş, do të marrë pjesë në stërvitjen e Forcave të Armatosura Serbe ‘’Whirlwind 2024’’, Peshter. Pjesëmarrja e tij...
    Lajme18 Prill 2024
    Në vazhdën e takimeve lidhur me procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani...
    Sport18 Prill 2024
    Trajneri kroat Viktor Kovac është emëruar përzgjedhës i Kombëtares së Kosovës në basketboll në konkurrencën e femrave. Federata e basketbollit të Kosovës...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Shqipëria renditet e gjashta në Evropë sa i përket aksidenteve rrugore. EUROSTAT në publikimin e fundit e rendit kështu Shqipërinë, ndërkohë që...
    Lajme18 Prill 2024
    Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, bashkë me drejtues të Sistemit Prokurorial, Gjyqësor dhe Akademisë së Drejtësisë, gjatë ditës...
    Lajme18 Prill 2024
    Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviqit, ende po mbahet në burg në Serbi. Shefi i Misionit të Bashkimit Europian për Sundim...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.