×
  • Opinione
  • Opinione

    Përtej dhimbjes për ushtarin dëshmor të Kosovës!

    Artan Fuga
    26 Shtator 2023

    Nga Artan Fuga

    Nuk ka shqiptar që e do popullin e tij mos ndjejë dhimbje për ruajtësin e rendit vrarë nga komandoja stërmadhe serbe në Kosovë!

    I paharruar do të mbetet! Patriotët e mëdhenj të Kosovës martire kanë dhënë jetën për ta bërë shtet ! Dëshmori i tanishëm ra si hero në mbrojtje të Kosovës shtet!

    Por përtej kësaj ngjarjeje, ka vend për të menduar për fatin e Kosovës. Pse kaq tragjik? Si nuk ra njëherë në qetësi duke e lënë rehat atë popull.

    Nën perandorinë osmane iu lehtësua disi pesha e sundimit serb. Por, në shekullin e 19-të pikërisht nga degradimi osman, u copëtua nga fqinjët e saj, ndonëse në Prizren u bë djepi i hedhjes së themeleve të pavarësisë së Shqipërisë. Shpëtoi Shqipëria, por me harxhet e Kosovës.

    Nën sundimin fashist dhe nazist, gjoja u bë bashkimi me Shqipërinë, por ç’e do nën sundimin pushtuesit që masakroi të gjithë Evropën.

    Drama kosovare bënte që nacionalisti kosovar të binte nën thundrën e bashkëpunimit me nazizmit, jo pak, kurse internacionalisti kosovar të binte preh e djallëzive të Titos.

    Sa fitonte pak liri nën Jugosllavinë e Titos, sikurse ishte pak kohë në vitet ’70, pas masakrave rankoviçiane, aq edhe bëhej i dyshimtë për Shqipërinë komunsite, dhe sapo afrohej me mëmëdheun aq më shumë shteti amë e përdorte popullësinë kosovare si mburojë ndaj ndonjë agresioni të mundshëm sovjetik.

    Ikën dhe iluzionet e bashkimit kombëtar. Kosova u shpall shtet i pavarur, por me dy sëmundje. Nuk duhej të afrohej territorialisht me Shqipërinë dhe brenda vetes i kërkojnë në thelb një shtet në shtet, pra komuna të bashkuara autonome serbe.

    Pësoi edhe konstruksione ideologjike absurde. Jo minishengen me Serbinë dhe të gjithë Ballkanin, jo Ballkan i hapur, hapa – dollapa, kush është mbrapa!

    Hë pra kush është mbrapa!

    Iluzioni se të gjithë ballkanikët do të shkojnë bashkë në Evropë. Ujq, qingja, derra, kapronj, dele, të gjithë bashkë në një barkë!
    Hapa – dollapa sytë i ke nga mbrapa!

    Kush është shkaku kush?

    Nuk gjendet ùme qarje dhe me ofshama, nuk fshihet me Ballkan hapur, apo Sezam hapu, as duke i ndryshuar emrin Ballkanit, sepse realiteti mbetet po ai, as duke u mbyllur në kështjellë të izoluar.

    Por, kush dëgjon! Duhen studime strategjike! Duhen qendra shkencore të analizojnë thellë ç’po na ngjet si komb! Pse ky mallkim mbi Kosovën!

    Por kush mendon për shkencën. Albanologjinë e kujtojnë si shkencë për shekuj të kaluar, ndoshta për të gjetur se kush ishin ata që ndërtonin 8000 vjet më parë kasolle mbi gjol në Lin.

    Albanologjinë e konceptojnë si arkeologji. Jo si shkencë mbi aktualitetin. Si grumbull shkencash klasike me metoda tradicionaliste, jo se përqasje ndërdisiplinare që zbulon, parashikon,
    monitoron, drejton.

    Mendja e kombit futur në kllapat e politikës ku politikani e do shërbëtor intelektualin, kërkuesin shkencor, dijetarin!

    Vedat Bajrami banori më i ri në Big Brother VIP Kosova
    Nga Rubrika
    Opinione30 Nëntor 2023
    Nga Reinhard Bütikofer Fakti që njerëzit në BE janë të shqetësuar për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, mund të shihet nga kush po...
    Opinione29 Nëntor 2023
    Nga: Ilir Ikonomi Për të shpallur pavarësinë më 28 nëntor 1912, Ismail Qemali dhe njerëzit që e shoqëronin bënë një rrugë të...
    Opinione28 Nëntor 2023
    Nga Bekim Çollaku: Gjykata Speciale e Kosovës, e vendosur në Hagë, është një institucion që vazhdon të prodhojë drama por edhe komedi...
    Të tjera
    Lajme02 Dhjetor 2023
    I ngarkuari me punë ne Ambasadën e Kosovës në Senegal, Sami Halili, ka njoftuar sot se Ministrja e Punëve të Jashtme të...
    Bota/Rajoni02 Dhjetor 2023
    Një 84-vjeçar humbi jetën, dy persona u plagosën dhe shtëpia u shkatërrua nga një shpërthim që ndodhi në një shtëpi në kryeqytetin...
    Lajme02 Dhjetor 2023
    Grupi Parlamentar i AAK-së ka mbajtur konferencë për medie ku ka kritikuar Qeverinë për planifikim jo të duhur të buxhetit për vitin...
    Lajme02 Dhjetor 2023
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se Qeveria Kurti është kundër fjalës së lirë, derisa ka përmendur deklaratat përçmuese të zyrtarëve të...
    Lajme02 Dhjetor 2023
    Të dielën do të mbahet seanca fillestare ndaj Naim Murselit, i cili dyshohet se ka organizuar vrasjen e bashkëshortes së tij, tashmë...
    Lajme02 Dhjetor 2023
    Ministri i Punëve të Jashtme dhe kreu i Partisë Socialiste të Serbisë, Ivica Daçiq ka deklaruar se politika e socialistëve bazohet në...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.