×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Personat me këtë grup gjaku janë më rezistues ndaj shumicës së sëmundjeve

    FrontOnline
    10 Nëntor 2022

    Personat me grupin e gjakut 0 janë të veçantë sepse mund t’u japin gjak të gjitha grupeve të tjera, por mund të marrin gjak vetëm nga grupi i tyre i gjakut, shkruan DailyMail.

    Megjithatë, kjo nuk është e gjitha që i bën ata krejtësisht të ndryshëm nga të tjerët. Sipas hulumtimeve të fundit mjekësore, është vërtetuar se personat me këtë grup gjaku janë në gjendje më të mirë shëndetësore për shkak të rezistencës më të madhe.

    Shkencëtarët kanë konfirmuar se grupi i gjakut 0 është ai që dominon te të tjerët. Është vërtetuar gjithashtu se personat me grupin e gjakut 0 kanë një rrezik më të ulët për të vuajtur nga sëmundje kardiovaskulare si goditje në tru dhe infarkt, se kanë më pak probleme me kujtesën, por edhe se kanë shumë më pak gjasa të vuajnë nga disa lloje të kancerit të tilla si kanceri i pankreasit dhe kanceri i stomakut.

    Për shkak se organizmi është më rezistent ndaj sëmundjeve, njerëzit me grupin e gjakut 0 jetojnë mesatarisht më gjatë. Një nga arsyet e gjetura deri më tani pse grupi i gjakut 0 është më i shëndetshmi është se gjaku i këtij grupi specifik përmban më pak molekula që shkaktojnë mpiksjen e gjakut. Sulmet në zemër dhe goditjet në tru shkaktohen nga mpiksja e gjakut.

    Megjithatë, ka disa sëmundje ndaj të cilave ata janë më të “dobët”. Bëhet fjalë për sëmundje të tilla si shfaqja e ulcerave, mosfunksionimi i tiroides, niveli i ulët i hormoneve të tiroides dhe mungesa e jodit. Këto mosfunksionime mund të shkaktojnë pasoja të padëshiruara si pesha e tepërt trupore ose uji i tepërt brenda trupit.

    Nga Rubrika
    Lifestyle14 Janar 2025
    Të marrësh kilogramët që humbe me aq mundim është frustruese! Pavarësisht dietave, ushtrimeve fizike ti “i fitove” sërish, por pse? Ka disa...
    Lifestyle13 Janar 2025
    Një studim në Mbretërinë e Bashkuar sugjeron se një grusht qumështi çdo ditë në një gotë çaji mund të zvogëlojë rrezikun e...
    Lifestyle10 Janar 2025
    Tharja e syrit është një problem shëndetësor që prek shumë njerëz në botë. Ai shkaktohet në mungesë të lotëve të mjaftueshëm që...
    Të tjera
    Lajme15 Janar 2025
    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i 113-të në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit,...
    Lajme15 Janar 2025
    Në Graishtë të Lipjanit, Elmi Reçica ka marrë pjesë në homazhe me rastin e 26-vjetorit të rënies së Heroit të Kosovës, Ismajl...
    Lajme15 Janar 2025
    Shqipëria, Italia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe të mërkurën kanë nënshkruar një marrëveshje rreth 1 miliard euro. Në kuadër të Javës së...
    Lajme15 Janar 2025
    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i 113-të në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit,...
    Lajme15 Janar 2025
    Njëzetegjashtë vjet më parë, ishte i pari që i tha botës që në Reçak po kryhet krim kundër njerëzimit. Gati tri dekada...
    Lajme15 Janar 2025
    Dyshohet se për shkaqe të panjohura, në fshatin Konjuh të Lipjanit të martën në mengjes është kapluar nga zjarri një mobilieri. Policia...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.