Një taksi ka shpërthyer në flakë mbrëmjen e sotme në Tiranë, pas një aksidenti.
Ngjarja u regjistrua tek rrethrrotullimi i “Zogut të Zi”, ndërsa taksia shpërtheu në flakë pasi u përplas me një automjet tjetër.
Fatmirësisht nuk kanë mbetur persona të lënduar nga ngjarja.
Forcat zjarrfikëse u nisën menjëherë drejt vendngjarje duke bërë të mundur shuarjen e flakëve