×
  • Lajme
  • Lajme

    Përmes plotësimit të Ligjit synohen të bëhen më transparente partitë

    FrontOnline
    18 Tetor 2020

    Përkundër dështimit të votimit në seancën e së premtes, miratimi në Kuvend i plotësim-ndryshimit të Ligjit për financimin e partive politike po vlerësohet se do t’i bëjë më llogaridhënëse dhe transparente subjektet politike në vend.

    Përmes fuqizimit të zyrës për kontrollin e financave të partive, konsiderohet se qytetarët dhe shoqëria civile do të dinë më mirë si shpenzohen 4.2 milionë euro të taksapaguesve që shkojnë për financim çdo vit tek partitë.

    Në draftin e ri, me ndryshimet e bëra nga Komisioni i Venecias është larguar edhe mundësia për financim nga shteti të grupeve parlamentare që formohen në rast që ndahen nga partitë politike.

    Sponzorizuesi i këtij projektligji, zëvendëskryeministri Driton Selmanaj u shpreh se qëllimi kryesor i tij është kontrolli financiar i subjekteve politike, auditimi i raporteve financiare të tyre dhe publikimi i të njëjtave në mënyrë që të dihet si menxhohet paraja publike.

    Selmanaj: Qëllimi është i rritjes së transparencës dhe llogaridhënies

    “Ky projektligj ndër të tjera parasheh dispozita ligjore me theks të veçantë të kontrollit financiar të subjekteve politike, auditimit të raporteve financiare të subjekteve politike dhe publikimit të këtyre raporteve Gjithë kjo parashihet të bëhet me qëllim të rritjes së transparencës dhe llogaridhënies të subjekteve politike në menaxhimin dhe shpenzimin e parasë publike, e cila shpenzohet gjatë financimit të fushatave të subjekteve politike dhe organizime të tjera të cilat realizohen para dhe gjatë zgjedhjeve në Republikën e Kosovës”, ka theksuar Selmanaj në seancen e djeshme të Kuvendit.

    Përkrahje këtij projektligji për KosovaPress i dha edhe deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Artan Abrashi.

    Abrashi: Vetëvendosje është që të ketë një Ligj që rregullon çështjen e financimit të subjekteve politike

    “Në parim Lëvizja Vetëvendosje është që të ketë një Ligj që rregullon çështjen e financimit të subjekteve politike.

    Meqenëse ne konsiderojmë që shumë parti nuk kanë qenë konfrom parimeve të transparencës ashtu siç edhe obligohen.

    Ka shumë raste që nuk kanë qenë të rregulluara për shkak të mungesës së dispozitave shumë të qarta në lidhje me financat dhe publikimet e tyre…ajo çka kemi pas problem esencial në projektligjin që është hartu në mandatin e kaluar ka qenë pikë aty është paraparë mundësia të mos mbështetet financiarisht partitë politike, por edhe grupet parlamentare që eventualisht mund të krijohen eventualisht në Kuvend.

    Ne e dina që çështja e grupeve parlamentare është një proces dinamik, pasi shumë lehtë mund të krijohet dhe shumë lehtë mund të shpërbëhen në Kuvendin e Kosovës.

    Kjo ndikon në ç’rregullimin e të raporteve të partive politike aty dhe krijon një jo stabilitet konfrom rezultatit që marrin partitë politike”, thotë ai për KosovaPress.

     

    Ndërkaq, hulumtuesi në KDI, Florent Spahija shpreson që në draftin e ri që është në Kuvend deputetët do ta plotësojnë për të ngritur edhe më shumë nivelin e transparencës dhe llogaridhënies së partive politike në çështjet e financimit.

    Spahija: Me draftin e ri që është në Kuvend ngritët transparenca

    “Forma si është shkuar ligji nga qeveria është formë të cilën shoqëria civile e ka përkrahë. Në anën tjetër kërkojmë nga Kuvendi të ngritë nivelin hala më lartë në kuptim të transparencës dhe llogaridhënës së subjekteve politike.

    Ne duhet me ditë si publik që subjektet tona politike shpenzojnë 4.2 milionë euro të taksapaguesve brenda një viti. Është e rëndësishme me ditë se si i shpenzojnë ato pare, ku harxhohen dhe a kanë të hyra tjera. Kjo është mëse e rëndësishme.

    Me këtë draftin e ri që është në Kuvend në lexim të parë konsideroj që ngritët një lloj transparence, e dyta fuqizohen zyra për kontroll të financave të subjekteve politike.

    Tjetra i bënë partitë politike më të përgjegjshme karshi financave të tyre dhe si i shpenzojnë paranë publike…Në draftin aktual nuk është një gjë e tillë meqë drafti aktual që ka shkuar në Kuvend është ai që e ka miratuar komisioni i Venecias dhe nuk është ndryshuar asgjë nga qeveria”, thotë ai.

    Por më pesimist për zbatimin në praktik të këtij projektligji është drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj.

    Miftaraj: Partitë politike vijnë me iniciativa ligjore, por nuk gjejnë zbatim në praktik

    “Partitë politike, po thuajse pa dallim vijnë me ide dhe iniciativa ligjore. Në këtë rast edhe lidhur me Projektligjin për Plotësim-Ndryshimin e Ligjit për Parti Politike.

    Fatkeqësia është se diçka deklarojnë në publik dhe gjithmonë diçka tjetër e miratojnë me ligje përkatëse. Por edhe kur miratojnë ligje që janë në harmoni me praktikat, standardet ndërkombëtare ligjet nuk gjejnë zbatim”, thotë ai.

    Në mungesë të kourumit në procesin e votimit deputetët dje dështuan të miratojnë plotësim-ndryshimin e Ligjit për financimin e partive politike.

    Ndërsa, një projektligj i tillë është tentuar të kaloi edhe gjatë qeverisë Haradinaj, por për shkak të disa mospajtimeve me mënyrën e financimit dhe ndarjes së fondit të demokratizimit për partitë ka hasur në kundërshtim nga opozita e atëhershme dhe shoqëria civile

     

     

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme16 Nëntor 2024
    Deputetja e LVV-së, Fitore Pacolli, ka kërcënuar me gjykatë të gjithë gazetarët dhe analistët që ia kanë përmendur emrin për grantin që...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka përforcuar kapacitetet e saj me automjete, duke pranuar një numër të automjeteve të tipit kombi-bus,...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Opozita ka akuzuar ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, se ka ndarë grante për vëllain e deputetes së LVV-së, Fitore Pacolli. Në mesin...
    Të tjera
    Lajme16 Nëntor 2024
    Pranë Xhamisë së Llapit, sot u zbulua monumenti i dëshmorit, Ismet Krasniqi. Vendi ku i ngrit ky monument, është vendi ku Krasniqi...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka thënë se mbrëmë është mbrojtur shteti i Kosovës nga lojtarët në Bukuresht, ndërsa tha se dënon...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të premten mori pjesë në galambrëmjen e organizuar në 20-vjetorin e themelimit të programit të edukimit, Fondacioni...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë vizitës në një Qendër Tregtare, ka thënë se qeveria ka braktisur prodhuesit...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës, Blerta Deliu ka akuzuar Ministrinë e Bujqësisë, se ka refuzuar të mbështesë projektet e “Kooperativës Bujqësore...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Analisti Blerim Latifi ka ironizuar me Lëvizjen Vetëvendosje, pasi vëllai i Fitore Pacollit, mori grant 100 mijë euro nga ministria e drejtuar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.