×
  • Lajme
  • Lajme

    Përmbytjet në Kosovë, FSK shpëtoi 62 qytetarë të ngujuar

    FrontOnline
    13 Janar 2021

    Forca e Sigurisë së Kosovës pas reshjeve të shiut gjatë ditëve të fundit, iu ka ndalë në ndihmë qytetarëve të cilët janë prekur nga vërshimet.

    Njësitet e specializuara për reagim në kriza dhe ekipet e kërkim-shpëtimit të FSK’së iu kanë dalë në ndihmë qytetarëve dhe insitutioneve shtetërore në përballimin e situatës.

    Përmes një komunikate për media, FSK ka treguar për aktivitetet që janë zhvilluar qe një javë.

    “Pas vërshimeve të para (06.01.2021), FSK-ja ka marrë masat për të vlerësuar situatën në teren, duke angazhuar Kompaninë për Operacione me Civil, në nivel vendi. Më datën 08.01.2021, janë pranuar kërkesat e para për mbështetje nga Komuna e Gjakovës, përmes Institucioneve Qeveritare për t’i mbështetur autoritetet civile, për zhvendosjen dhe strehimin e 55 qytetarëve në Aeroportin e Gjakovës”, thuhet në njoftim.

    FSK ka bërë të ditur se është intervenuar në fshatin Kuzmin të Fushë Kosovës ku janë shpëtuar tre qytetarë të ngujuar në shtëpitë e tyre.

    “Në ditët në vazhdim; ekipet e Kërkim – Shpëtimit kanë intervenuar në fshatin Kuzmin të Fushë Kosovës, ku kanë shpëtuar 3 qytetarë të ngujuar në shtëpitë e tyre”, thuhet në njoftim.

    “Operacionet e FSK-së, kanë vazhduar edhe me 10, 11 e 12 janar, për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve dhe institucioneve në përballimin e situatës emergjente. FSK-ja i ka dalë në ndihmë Policisë së Kosovës, në pengimin e përmbytjes së objektit të Forenzikës të Policisë së Kosovës, ku janë angazhuar ekipet Xheniere të Gardës Kombëtare, gjithashtu kanë intervenuar edhe në Klinikën e Pulmologjisë në QKUK-së, ku kanë penguar përmbytjen e objektit”, ka bërë të ditur FSK.

    Në fshatrat Poklek, Shtrubullovë e Komoran janë shpëtuar 43 qytetarë të ngujuar në shtëpitë e tyre.

    Po ashtu në fshatin Volljakë të Klinës janë shpëtuar tre banorë.

    “Njësitet e Kërkim – Shpëtimit në ujëra, me datën: 11.01.2021, gjatë ditës dhe natës kanë vepruar në rajonin e Drenasit, në fshatrat Poklek, Shtrubullovë e Komaran, ku kanë shpëtuar 43 qytetarë të ngujuar në shtëpitë e tyre. Ekipet e Kërkim Shpëtimit, po këtë ditë, kanë shpëtuar dhe evakuuar 3 banorë të fshatit Volljak të Klinës”, thuhet në komunikatë.

    Në rajonin e Prizrenit FSK ka shpëtuar dhe evakuuar 16 persona.

    “Më 12 janar, ekipet profesionale të FSK-së, kanë realizuar operacione të kërkim – shpëtimit edhe në komunën e Fushë Kosovës, Vushtrrisë dhe Prizrenit, ku kanë shpëtuar dhe evakuuar 16 persona”, thuhet në njoftim.

    Si pasojë e vërshimeve ka pasur dëme edhe në infrastrukturën rrugore, ndërkaq FSK ka ngritur ura mobile për t’u dalë në ndihmë bqytetarëve.

    “Vërshimet kanë shkatërruar edhe infrastrukturën rrugore, ku janë dëmtuar disa ura. FSK-ja me ekipet e Xhenios, kanë bërë vlerësimin e urës së dëmtuar në fshatin Dobroshec të Drenasit dhe urës në fshatin Hajnoc të Kamenicës, me qellim të ngritjes së urave mobile të FSK-së për të mundësuar lëvizjen e lirë të qytetarëve”, bën të ditur komunikata e FSK’së.

    Artmotion dhe DigitAlb arrijnë marrëveshje të re bashkëpunimi pesëvjeçar
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Prokuroria Themelore në Prizren, njofton opinionin publik, se, me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48-orëve, të dyshuarin...
    Lajme26 Prill 2024
    Të premten në Kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj është mbajtur ceremonia përmbyllëse dhe u shpallën rezultatet e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë...
    Lajme26 Prill 2024
    Fondacioni “Përkrahje për Mbrojtjen Juridike të Hashim Thaçit” ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për mbrojtjen e duhur për ish-presidentin e Kosovës, Hashim...
    Të tjera
    Vip26 Prill 2024
      Pak seriale gëzojnë suksesin dhe jetëgjatësinë e ‘The Simpsons’. Jeta e familjes së verdhë më të njohur të Springfield mund të...
    Lajme26 Prill 2024
    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg, sot ka shijuar qiellin gjerman, derisa ka marrë pjesë në një fluturim me aeroplanët ushtarakë...
    Vip26 Prill 2024
    Këngëtarja e njohur, Soni Malaj ka bërë të ditur se po vjen me një bashkëpunim. Mirëpo, ajo ende nuk e ka zbuluar...
    Vip26 Prill 2024
    Top Channel e ka paditur aktorin për shkaktim dëmi. Aktori ka qenë pjesë e formatit ‘BBV3’, rrugëtimi i të cilit mbaroi shumë...
    Vip26 Prill 2024
    Ylli i muzikës pop, Donna Dafi, në projektin e saj më të ri “Kriminell”, me mesazhin që shpërndan, ka bërë bujë të...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti, ka paralajmëruar votimin për lejimin e bashkëjetesës për personat e gjinisë së njëjtë. Për këtë çështje kryeministri Kurti ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.