5 persona në Pejë kanë përfunduar nën prangat e Policisë pasi që të njëjtit janë rrahur mes vete, raporton Front Online.
Me vendim të prokurorit, sipas Policisë 2 janë dërguar në mbajtje teksa, 3 të tjerë janë liruar.
Ngjarja ka ndodhur në Pejë.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Pejë 16.08.2020-22:30. Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete. Njërit prej të dyshuarve i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gas. Të gjithë të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, tre prej tyre janë liruar në procedurë të rregullt ndërsa dy të tjerët janë dërguar në mbajtje për 48-orë. Rasti vazhdon të hetohet./Front Online