×
  • Lajme
  • Lajme

    Përgënjeshtrohet Shpend Ahmeti, e moshuara serbe u varros nga prifti ortodoks

    FrontOnline
    13 Dhjetor 2020

    Asambleistja e Komunës së Graçanicës nga Lista Serbe, Snezana Jovanovic, ka thënë se ajo e ka organizuar varrimin e të moshuarës serbe, R.Z., e cila ndërroi jetë në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë.

    Jovanoviq për Klan Kosovën ka deklaruar se Shpend Ahmeti, kryetari i Komunës së Prishtinës, nuk e ka organizuar varrimin e të ndjerës

    “Unë e organizova varrimin e R.Z. së bashku me priftin e Prishtinës, Stanis Arsiç. Radmila Zaric (1940-2020) jetonte në Drenas, ajo ka lindur në Mal të Zi, ditët e fundit të saj i kaloi në një shtëpi për të moshuarit në Prishtinë”.

    “Ajo ka ndërruar jetë në Shtëpinë e të Moshuarve dhe unë organizova varrimin me priftin Stanis Arsic dhe jo Shpend Ahmeti”.
    Jovanoviq ka theksuar se është turpshme nga ana e Shpend Ahmetit të gënjejë për këtë rast.

    “Pas varrimit të Radmila Zariq, në profilin e tij në Facebook, Shpend Ahmeti njoftoi se Komuna e Prishtinës organizoi varrimin pa praninë e priftërinjve, e cila është një e pavërtetë absolute”.

    “Është shumë e turpshme dhe e vrazhdët që kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, është duke gënjyer dhe po mbledh pikë politike me vdekjen e një gruaje serbe”, ka thënë ajo.

    Ndërsa, Ahmeti gjatë ditës së djeshme me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se varrimi nuk është kredit për askënd dhe as akuzë për dikë.

    “Shtëpia e Pleqve e ka thirre BIK-un dhe ata ne, pastaj e kemi thirr Komunën e Graçanicës ku personalisht është marr një zyrtare por si qytetare, në këtë rast ka ndihmuar edhe OSBE-ja. BIK-u e ka dërguar arkivolin, e kanë transportuar deri tek varrezat ortodokse bashkë me krejt çka është kërkuar”.

    “Ideja ka qene me ta falënderojë Bashkësinë Islame që nuk janë marrë me elemente fetare dhe gjëra të tilla, por vetëm kanë ndihmuar. Për neve si Komunë është përgjegjësi. Për BIK është edhe vullnet edhe thirrje për harmoni. Për tu aplauduar toleranca”.

    “Publikimi im ishte thirrje për mirëkuptim e jo për inat. Prandaj, le të jetë komuna e Prishtinës apo Graçanicës, e le të jetë edhe Kisha Ortodokse organizatorja. Por mos ja humbni veprimin e mirë BIK-ut”, ka shkruar Ahmeti.

     

    Importuesi nga SHBA-ja: Devolli Corporation me standarde amerikane
    Nga Rubrika
    Lajme07 Shtator 2024
    Është bërë zbulimi i shtatores së ish-presidentit, Ibrahim Rugova në Parkun e Qytetit në Podujevë. Në këtë ceremoni morën pjesë edhe kryeministri...
    Lajme07 Shtator 2024
    Ukë Rugova, djali i presidentit Ibrahim Rugova, në ceremoninë e zbulimit të shtatores së babit të tij ka falënderuar Komunën e Podujevës...
    Lajme07 Shtator 2024
    Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, ka kritikuar opozitën dhe Bashkimin Evropian pasi grupe serbe bllokuan pikat kufitare me Sebrinë. Ai ka shkruar...
    Të tjera
    Bota/Rajoni07 Shtator 2024
    Ministrisë palestineze të Shëndetësisë ka thënë se të paktën 61 palestinezë janë vrarë dhe 162 janë plagosur në Gaza në 48 orët...
    Sport07 Shtator 2024
    Trajneri i mirënjohur kosovar i xhudos, Driton Kuka ka reaguar pas humbjes së kombëtares sonë nga Rumania mbrëmjen e së premtes në...
    Bota/Rajoni07 Shtator 2024
    Një 14-vjeçare në Korçë është bërë nënë, derisa babai i foshnjës është shoqëruar në polici. Ai është i moshës 21-vjeçare dhe në...
    Lajme07 Shtator 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka kujtuar sot 7 shtatorin, Ditën e miratimit të Kushtetutës së Kaçanikut. “Ishin delegatët e Kuvendit...
    Lajme07 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka komentuar humbjen e Kombëtares së Kosovës karshi Rumanisë, mbrëmë në stadiumin “Fadil Vokrri”. Kurti përmes një postimi në...
    Lajme07 Shtator 2024
    Deputeti Arbër Rexhaj ka theksuar rëndësinë e fakteve të deponuara në këtë rast. Ai ka përmendur se janë mbledhur 5000 fakte, të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.