Ka përfunduar takimi ndërmjet Presidentit të vendit Hashim Thaçi dhe kryeministrit Avdullah Hoti, raporton Front Online.
Kështu ka bërë të ditur këshilltari për media i presidentit.
“Takimi ka përfunduar, nuk ka konferencë për media, priteni komunikatën” ka thënë shkurt Adil Behrami këshilltar për media i kryeministrit.
Kujtojmë se ky takim ndërmjet dy liderëve është mbajtur disa ditë para se të udhëtojnë për në Bruksel ku do të takohen me përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për dialog ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mirosav Lajçak dhe para takimit në Shtëpinë e Bardhë me 27 qershor. /FrontOnline/