Reformat ligjore dhe teknologjike të ndërmarra nga Agjencia Kadastrale e Kosovës (AKK) kanë rezultuar me përfshirjen e institucioneve publike të interesit në shfrytëzim të produkteve dhe shërbimeve që AKK ofron.
Përmes mundësimit të qasjes së limituar në regjistra pronësorë varësisht prej nevojave të institucioneve, e krejt kjo me qëlllim të avancimit të kualitetit të shëbimeve që u ofrohen qytetarëve dhe institucioneve të Repubikës së Kosovës.
Për këtë arsye me datë 14 Janar në ambientet e AKK është mbajtur një takim pune mes Kryeshefit Ekzekutiv të Agjencisë Kadastrale të Kosovës z. Avni Ahmeti i shoqëruar edhe nga ekspertja për kadastër z-nja Drenushë Januzi me u.d Drejtorin e Byrosë Kosovare të Sigurimit z. Sami Mazreku i shoqëruar nga bashkëpuntorja Gëzonjeta Beqiri. Tema e takimit ishte trajtimi i mundësive që edhe ekspertëve të Byrosë Kosovare të Sigurimit të u sigurohet qasja e limituar në Regjistrin e të Drejtave mbi Pronën e Paluajshme, respektivisht mundësimi i regjistrimit online të hipotekave. Përfaqësuesit e institucioneve u pajtuan që takimet në nivelit teknik të vazhdojnë edhe në të ardhmen me qëllim që kërkesa e Byrosë Kosovare të Sigurimit të plotësohet dhe të formalizohet edhe me nënshkrimin e një marrëveshje bashkëpunimi, ku qartë do të specifikoheshin obligimet dhe përgjegjësitë e institucioneve nënshkruese.