×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Përdorimi i kanabisit rrit rrezikun e sëmundjeve koronare të zemrës

    FrontOnline
    24 Shkurt 2023

    Kanabisi po bëhet gjithnjë e më i popullarizuar ndërkombëtarisht, si për qëllime mjekësore dhe rekreative, por një studim i ri shkencor amerikan, paralajmëron se përdorimi i shpeshtë paraqet rreziqe për zemrën.

    Njerëzit që përdorin kanabis (marijuanë) çdo ditë kanë 34% rrezik më të madh të sëmundjes së arterieve koronare, krahasuar me ata që nuk kanë qenë kurrë përdorues.

    Studiuesit, të udhëhequr nga Dr Isan Paranjipe nga Universiteti Stanford në Kaliforni, i cili bëri hulumtimin në Kongresin Botëror të Kardiologjisë në SHBA, studiuan të dhënat për 175,000 njerëz. Përdorimi i përditshëm i kanabisit u zbulua se rrit rrezikun e sëmundjeve koronare të zemrës me rreth një të tretën, ndërsa përdorimi më i rrallë nuk e rriti shumë rrezikun. Hulumtimi nuk ka bërë dallime midis formave të ndryshme të konsumimit të kanabisit.

    “Kemi zbuluar se përdorimi i kanabisit është i lidhur me sëmundjet koronare të zemrës dhe duket se sa më i shpeshtë përdorimi, aq më i madh është rreziku për zemrën. Nga pikëpamja e shëndetit publik, studimi tregon se ndoshta ka disa efekte të dëmshme të kanabisit që nuk janë njohur deri më tani dhe është diçka për të cilën njerëzit duhet të jenë të vetëdijshëm”, tha Dr Paranjipe.

    Ndërsa kanabisi shkon drejt legalizimit në më shumë shtete dhe vende të SHBA-së, hulumtimet e reja nxjerrin në pah efektet e tij të mundshme afatgjata kardiovaskulare. Sëmundja koronare e zemrës është forma më e zakonshme e sëmundjes së zemrës dhe ndodh kur arteriet që furnizojnë zemrën me gjak ngushtohen për shkak të formimit të pllakave të kolesterolit brenda tyre. Sëmundja shkakton dhimbje gjoksi dhe lodhje gjë që mund të çojë në një atak në zemër.

    Studimet e mëparshme më të vogla kanë dhënë prova se pirja e duhanit të kanabisit mund të rrisë rrezikun e sulmit në zemër, goditjes në tru dhe ngjarjeve të tjera kardiovaskulare, veçanërisht tek të rinjtë, konfirmon një studim i ri më i madh. Çrregullimi i përdorimit të kanabisit është një çrregullim i njohur psikiatrik që përfshin përdorimin e shpeshtë dhe varësinë nga kanabisi.

    Tetrahydrocannabinol (THC), molekula psikoaktive në kanabis, vepron në receptorët e qelizave që gjenden në sistemin qendror, zemrën dhe enët e gjakut. Ky veprim lehtëson inflamacionin dhe grumbullimin e pllakave në arterie, si pasojë shkakton sëmundje koronare. Megjithatë, i njëjti efekt nuk ndodh domosdoshmërisht me kanabidiol (CBD), një tjetër përbërës aktiv në kanabis, i cili zakonisht përfshihet në produktet që nuk përmbajnë tetrahidrokanabinol./FrontOnline/

     

    Nga Rubrika
    Lifestyle10 Janar 2025
    Tharja e syrit është një problem shëndetësor që prek shumë njerëz në botë. Ai shkaktohet në mungesë të lotëve të mjaftueshëm që...
    Lifestyle09 Janar 2025
    Lëkura në dimër është shumë më e ndjeshme se zakonisht dhe për këtë ne duhet të shmangim disa gabime që mund ta...
    Lifestyle08 Janar 2025
    Shumë njerëz mundohen për të bërë sasinë e rekomanduar të ushtrimeve çdo javë. Por kërkimet sugjerojnë se edhe një sasi e vogël...
    Të tjera
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Bujar Nasufi është identiteti i 56-vjeçarit i cili u vra mbrëmjen e sotme me armë zjarri pranë “Pallatit me Shigjeta” në Tiranë,...
    Sport12 Janar 2025
    Barcelona ka triumfuar në Superkupën e Spanjës, duke mposhtur Real Madridin me shifrat 5-2. Ndonëse të parët në epërsi kaluan Mbretërit me...
    Vip12 Janar 2025
    Një fjalë e Drilonit gjatë mbrëmjes së sotme ka acaruar Xhenetën. “Të por*** në fytyrë”, u shpreh Driloni ndaj saj, ndërsa Xheneta...
    Lajme12 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, ka zhvilluar një takim të përzemërt me familjen Hajdari dhe banorët...
    Lajme12 Janar 2025
    Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Altin Krasniqi, ka shprehur falënderimet e tij për banorët e Abrit dhe Tërdecit,...
    Lajme12 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku, në ditën e tij të dytë të fushatës, pati tri tubime, në...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.