×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Përdhunimi i 13-vjeçares në Pogradec, Flet e ëma e të miturës: E dinim njeri të besuar

    FrontOnline
    13 Shtator 2020

    Dje një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik. Një 46 vjeçar në Pogradec ka përdhunuar një 13 vjeçare e cila ishte shoqja e vajzës së tij. Pas rastit të rëndë, e ëma e të miturës ka folur për mediat duke thënë se ata e dinin njeri të besuar 46-vjeçarin.

    “Ne e kishim të besuar,që po rrinte vajza me vajzën e tij,me të ëmën,me atë,ne e dinim familje të besuar. Vinte vajza ime e mërzitur, çfarë ke bij e mamit? Nuk shpreheshe…Pastaj tha,mami kështu kështu. Ne e dinim njeri të sigurt, mirëpo doli maskara. Ai vinte këtu te ne, më tha mua ku e keni burrin, se do ta marr në punë, i thash e kam këtu. Erdhi u njohën, bënë muhabet, e pastaj na tha vajza jote ka krahë te unë, e ushqej unë, me të ngrënë, me të gjitha do ta mbaj unë”- u shpreh e ëma e të miturës.

    “Vajza mbrëmë u tmerrua, më tha mami lojta nga mendtë, i thashë çfarë ke me mami? Vajza shpreheshe, por mori policinë. U tha:-jam shumë e shqetësuar ju lutem më ndihmoni. Vajza më thoshte që donte ta godiste, ta përdhunonte, e kishte rrahur, e dinte ai që babai nuk është në gjëndje ta mbrojë. Unë kërkoj të dënohet dhe të mos afrohet, nuk e dua më atë lloj familje, ajo familje është shumë e shkatërruar, ju lutem shumë, nuk kam besim më, atë familje e dija të besuar, kam nevojë shumë për ndihmë edhe është e mira që të më ndihmoni. Ndihem e dëshpëruar, e mërzitur, shpresoj vetëm te shteti, në asnjë vend tjetër. Vajza është shumë e mërzitur, e trishtuar, nuk shprehet kollaj vajza ime”- shtoi nëna e 13-vjeçares.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni30 Maj 2025
    Një parcelë me rreth 1000 fidanë kanabisi është zbuluar në fshatin Libofshë të Fierit, në kuadër të operacionit kombëtar “Koordinata” kundër kultivimit...
    Bota/Rajoni30 Maj 2025
    10 persona janë vënë në pranga gjatë një operacioni policor kundër trafikut të armëve dhe drogës nga Kosova në Shqipëri ndërsa 2...
    Bota/Rajoni30 Maj 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përsëritur qëndrimin e tij se zgjedhjet e 11 majit nuk njihen nga opozita. Në një...
    Të tjera
    Lajme30 Maj 2025
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar sot dëshmorët dhe martirët e Deçanit, në Ditën e përkujtimit të...
    Lajme30 Maj 2025
    Partia Demokratike e Kosovës ka nisur sot betejën ligjore, përmes një kundërshtimi administrativ ndaj njoftimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, me...
    Kronika30 Maj 2025
    Dy persona janë zhdukur në Kosovë. Një burrë nga Lipjani është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendodhja e tij. Ndërkohë një...
    Lajme30 Maj 2025
    Komunat e Kosovës po përballen me një rritje të lartë të shpenzimeve nga obligimet gjyqësore dhe përmbarimore. Gjatë periudhës 2022-2024, komunat kanë...
    Kronika30 Maj 2025
    Një burrë është arrestuar dje në Shtime nën dyshimin se ka dhunuar një grua më 24 maj të këtij viti. Policia tha...
    Kronika30 Maj 2025
    Një person është gjetur pa shenja jete dje në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë. Policia sot tha se janë duke e hetuar këtë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.