×
  • Opinione
  • Opinione

    Për shqiptarët me moral të certifikuar dhe Cecës, Brenës, Bebekut….

    FrontOnline
    31 Gusht 2020

    Është e vërtetë se serbo-turqisht folësit e “qytetruar” që nga viti 1912, kur e kane parë një shqiptarë arkaik me tirqi dhe plis ne kokë duke ecur rrugës së qytetit ia kanë drejtuar gishtin dhe e kanë përqeshë sa kanë mundur me gaz në gojë, duke e etiketuar si një qenie të prapambetur. Por, etiketimi i shqiptarëve të Kosovës nga shumë individ, se Prishtinasit gjatë luftës kanë pi kafe nëpër qytet kurse disa të tjerë kanë luftuar, dhe së fundi nga analistiti politik i RTK-së z. Kastrati, se ka shqiptarë që kanë prit që komandantët do të duhet të dukeshin si këngëtarët Kroat Arsen Dediq dhe Zhelko Bebek është jashtë çdo kulture dhe loxhike të shtruarjes së narracionit politik, duke aluduar në “inferioritet” tek ata të cilët admirojnë të “qytetëruarit” e lartpërmendur. Ky përshkrim paraqet, (gjë që nuk është e vërtetë), mentalitetin tonë si një komb ende të paformuar, i cili ka ndasi përbrenda veti në shtresa të ndryshme mentalitetesh. Kjo tezë i ngjanë një ngjarje absurde të vonshme në Pakistan duke e shfaqë primitivizmin social të tyre, kur pas një postimi të një mjeku duke e abuzuar në ordinancë me një avokat, ka nxit protesta të dhunshme masive të avokatëve kundër mjekëve duke u vrarë 5 persona mes veti, që në një mënyre i bie se janë përleshë mes veti “populli i avokatëve” dhe “populli i mjekëve”. E gjithë kjo situate i ngjanë nxitjeve që bëjnë udhëheqësit tanë të partive politike, e sidomos ato në Shqipëri duke u thirrur në “popullin opozitar” apo “popullin e shumicës” që në emër të përfitimeve personale dhe votave kanë për qëllim të nxisin mentalitet primitiv social dhe situata të volitshme për dhunë. Protagonistët e këtij trekëndëshi narrativ, Shqiptaret-Arseni-Zhelko përbejnë sipas kësaj loxhike trekëndëshin e një dukurie amorale! prandaj qytetari i Kosovës do duhet ta dinte se ku do të duhej të pozicionohet dhe me cilat botëkuptime duhen përbërë  ndjenjat e një shqiptari moralist të certifikuar. E që ne fakt?! në rastin e këtij trekëndëshi veç se është një ofendim i thellë i komandantëve, artistëve kroat por edhe i atyre shqiptarëve të cilët kanë pëlqyer muzikën dhe kulturën Kroate. Por?! Kush janë shqiptarët që do të duhen të jenë të moralshëm jashtë këtij trekëndëshi? Kjo strukturë tjetër shqiptarësh do të duhen të jenë ata konservator moralistë që gjatë tërë jetës së tyre kanë qenë të përndjekur, të persekutuar, t’hekun keq, e të cilët kishin pas dëgjuar vetëm këngë me çifteli, por jo çfarë do?! por vetëm “krahina” t’Mujit e t’Halilit, e topuzit  t’randë nëndë okësh, që kanë pre dhe vra bajlozin e zi i cili vie nga jashtë duke e ruajtur racën dhe nderin e Shqiptarit të pastër kulturalisht pa asnjë ndikim kulturor regjional dhe botëror, qysh se nga koha e Pellazgëve. Në njëfarë mënyre, si e kam kuptuar z. Kasratin, i bie që këta janë bashkëqytetarët tanë “me moral të certifikuar”. Nuk do të duhet të mos besojmë se ka shqiptarë të tillë arkaik dhe ti konceptojmë si diçka negative, ata janë këndej pari dhe janë shumë të mirë. Është shumë mirë pse janë, kultivojnë dhe ruajnë traditat tona. Por, të kultivosh arrogancë kulturore politike pa asnjë baze pas 30 viteve të mëvetësisë së Kroacisë  për përfitime “morale” nuk është asgjë tjetër veç se, që në emër të këtyre certifikatave morale “falco” të amoralizosh të tjerët. Kjo është një loxhikë primitive dhe kontaminuse kundër formësimin e edukatës dhe krijimit të elitave të ardhshëm nga fëmijët tanë. Të jesh i inkuadruar sot në jetën politike si individ, kurse ne ta fitojmë statusin si komb me kulturë të lartë etike, dihet se është rregull që mendësia politike duhet bazuar pikërisht në njohjen e vlerave të kulturës, loxhikës, gjuhës, mentalitetin e popujve tjerë, është shkollë dhe ves i aristokracisë politike botërore dhe kombeve fituese ekspansioniste. Prandaj, është edhe detyrë e shqiptarëve të kyçur në politikë ta kultivojnë këtë mendësi, e që në fakt sot nëpër këto struktura sociale shqiptare janë të shtrirë njerëzit thuajse të pa kulturë edukatë dhe të padijshëm, gjithnjë në emër të këtyre certifikatave të falsifikuar. Të jesh i moralisht i certifikuar nuk d.m.th. të jesh edhe i dijshëm  apo të jetë kjo e vërtete se je i moralshëm, përkundrazi kemi p.sh me mija veteran të rrejshëm me certifikatë po edhe individ tjerë që janë daravite goxha me forcë nëpër struktura sociale të shqiptarisë e të cilët realisht nuk kanë fije morali por nuk janë as edhe të dijshëm. Sot kemi ardhur në situatë që kombi shqiptar në Kosovë të jetë i pa përfaqësuar nëpër institucione politike pa asnjë intelektual dhe patriot  të vërtetë. Këta “moralist” kane zaptuar çdo strukturë të institucioneve në emër te kësaj certifikate që nga kuriri i shkollës profesorëve, mjekëve etj. etj… e gjer te institucionet më të larta shtetërore.

    Por, para se të bëjmë analiza të thella moraliste, ne do të duhet ti njohim këta artistë kroat dhe të dimë arsyen pse nuk duhet komandantët tanë të duken sikurse ata? Arsend Dediqi ka qenë thuajse themeluesi i këngës shansone të Kroacisë, një njeri jo që ka qenë apolitik, por ka qenë kundër politikës gjatë tërë jetës se ti. Një poet i shkëlqyer i cili këngët e veta të dashurisë i ka kënduar vet me kitarë dhe piano. Kurse Zhelko Bebek, një kroat i Bosnjës i lindur në Sarajevë dhe kulmi i rok skenës së ish Jugosllavisë i cili i ka bërë një nder shqiptarëve, që ta këndoj një hit në gjuhën shqipe “Kosovska” e cila ka qenë edhe arsyeja pse është nda nga grupi, për shkak të fillimit të politizimit të grupit nga ana e serbit Goran Bregoviq. Ku qëndron këtu ndërlidhja mes komandantëve dhe këta dyve?! Askush nuk e di?!

    Gjithë këtij tregimi duhet shtuar edhe një tjetër gjë! për të cilën çështje realisht do të duhet të flisnim. Pasi që i ndamë shqiptaret në shtresa-mentalitetesh, ka ekzistua edhe shtresa e tretë shqiptaresh, të cilët kanë qenë në numër goxha të madh përballë këtyre kullerave të kafeve të Prishtinës, e që kanë dëgjuar kafeve të rakisë të ashtuquajturën “Novo komponovana narodna muzika” muzikën e “Selakave” të ish Jugosllavisë si psh, Cecën, Draganën, Sinan Sakiqin, Lepa Brenën, Shaban Shaulliqin, etj. etj., muzika e cila ka hy sikurse kontrabandë përmes kësaj audience tek muzika e mirëfilltë morale shqiptare duke ndikuar dhe u bërë si paraprijës dhe “baba e nona” e Muzikës Tallava së sotme shqiptare. Një muzikë që sintizajzeri dhe teksti shpon veshin edhe t’minit nën murrë edhe t’gjarprit nën gurë. E kur janë në pyetje kroatët, sllovenët po edhe ato shtresa urbane të Prishtinës, Mitrovicës, Pejës… kjo lloj muzike jo që nuk ka qenë e shtrirë në audiencën e tyre por ka qenë zhanër shumë i urryer, gjithmonë duke i përbuzur ata të cilët e kanë dëgjuar. Të gjithë që e njohin rok skenën muzikore të ish Jugosllavisë e dinë që ka qenë e larmishme përmbrenda kulturave të ndryshëm dhe ka pasur laramani të skajshëm kulturor përbrenda një shteti me 25 milion banorë. Ka pasur këngëtarë që kanë ofenduar shqiptarët si psh. Gjorgje Balashevic-“Mos mi thyeni Bagremët”, Goran Bregoviq-“Kallashnikov”, Grupi “Riblja Corba etj. etj.. Por jo edhe kroat. Por ka pasur edhe ndryshe, ta përkujtojmë grupin “Laibach” një alternative radikale e rok skenës, të cilët bashkë me gazetën “Mladina” të Sllovenisë kanë sjelle revoltën e parë kundrejt sistemit komunist të Jugosllavisë, fryma e së cilës ka fry edhe në Kosovë në strukturat sociale shqiptare.

    Edukata urbane është shtylla dhe çelësi i një kombi i cili rrugëton veten drejt përparimit dhe zhvillimit. Ta përmendim sot Dua Lipën si një produkt tipik i edukatës urbane nga ana e babait të saj Dukagjin Lipës i cili gjithashtu ka kaluar jetë nëpër “Kafet e Prishtinës” dhe si të tillë do të thosha se është kaptinë e veçantë të shkruash për madhësinë e këtij produkti urban.

    Prandaj për këtë trekëndësh kulturarisht të ndarë në mentalitete-klasa, 1- Shqiptaret e topuzit 2- të tallavas dhe 3-kullerave të Prishtinës do të duhej ti pyesnim vet komandantët se kujt i’a kanë pasur më së shumti sherrin apo hairin.

    Me siguri se komandantët nuk munden me gjet ndonjë sherr apo ndonjë spiun brenda ato strukturave të “kullerave”, por unë besoj fort se tipat “Nazim Bllaca” ta kanë ç’koq, Tallavan, Cecen, Draganan etj. etj.. Pyetni komandantët, ata e dinë.

    KEDS vendos 17 trafo të reja në daljen e Ponoshecit të Gjakovës
    Nga Rubrika
    Opinione23 Prill 2024
    Shkruan Hisen Berisha  Pas dështimit të serbëve për të realizuar të drejtën e tyre politike për të zgjedhur kryetarët e tyre në...
    Opinione22 Prill 2024
    Nga: Ben Andoni  Bojkoti i djeshëm serb i zgjedhjeve në Veri ishte krejt i dukshëm dhe i pritshëm, por ajo la një...
    Opinione21 Prill 2024
    Opinion nga Ramiz Lladrovci Të jesh nga Gllanasella, nuk është aspak e lehtë. Është fshat që ka dhënë kontribut të madh për...
    Të tjera
    Sport23 Prill 2024
    Interi është kampioni më i ri i Serie A, duke fituar zyrtarisht titullin e 20-të pesë ndeshje para përfundimit të kampionatit. Zikaltërit...
    Lajme23 Prill 2024
    Kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti deklaroi se as nga përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të...
    Lajme23 Prill 2024
    Nënat e Srebrenicës i janë falënderuar pafundësisht presidentes së Kosovës Vjosa Osmani pas paraqitjes që ajo pati mbrëmë në Këshillin e Sigurimit...
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, sot e ka mbajtur fjalimin e saj të fundit para se të mbahen zgjedhjet...
    Lajme23 Prill 2024
    Anëtari i Komisionit për Integrime Evropiane, njëherësh deputeti i partisë në pushtet, Agon Batusha ka kërkuar që të largohen masat e Bashkimit...
    Kuriozitete23 Prill 2024
    Microsoft së fundmi ka prezantuar një model të ri me AI që mund të gjenerojë video realiste të fytyrave njerëzore që flasin....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.