Numri i të shëruarve nga Covid 19 në 7 ditët e fundit në Kosovë është mjaft i lartë.
Gjithsej 5 mijë e 243 persona e mposhtën atë.
Ndryshe edhe spitalet në të cilat po trajtohen personat e prekur me Covid19 janë të stërmbushura.
Sipas raportit të datës 12 dhjetor, nga 855 pacientë në trajtim, 604 persona janë të shtrirë në klinika dhe spitale.