×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Për ngacmim seksual, Inspektorati ka arrestuar gjashtë policë

    FrontOnline
    03 Dhjetor 2020

    Javët e fundit janë drejtuar akuza të rënda në drejtim të zyrtarëve policorë në vend. Aktivistja Arta Avdiu, ka thënë se policët më shumë po i ndalojnë gratë dhe vajzat për t’ua marrë numrat e telefonit, sesa për t’i dënuar.

    “Një numër i madh i policëve në KS, janë tu e keqpërdorë detyrën zyrtare për përfitime seksuale. Gratë dhe vajzat më shumë po i ndalojnë që të ua marrin nr e telit, sesa që ato kanë ba shkelje. Dhe ne momentin që ato nuk i përgjigjen, ata po i dënojnë”, ka shkruar Avdiu në Facebook.

    E se ka raste kur zyrtarët policorë ngacmojnë seksualisht vajzat dhe gratë e kanë konfirmuar edhe në Inspektoratin Policor të Kosovës.

    Nga IPK-ja i kanë thënë Gazetës Express se për ngacmime seksuale në tri vitet e fundit janë arrestuar gjashtë zyrtarë policorë dhe se është rekomanduar edhe suspendimi i tyre.

    “Duke ju referuar statistikave zyrtare të Inspektoratit Policor të Kosovës, për tri vitet e fundit (periudha kohore 2018,2019 dhe 2020), me dyshimin për veprat penale të cekura në kërkesën tuaj, IPK ka arrestuar 6 zyrtarë policorë e po ashtu është dhënë edhe rekomandimi për suspendimin e 6 zyrtarëve policorë”, kanë deklaruar nga IKP’ja.

    Përveç zyrtarëve policorë, Inspektorati ka arrestuar edhe tre qytetarë nën dyshimin për vepra të tilla penale.

    “Ndërsa si rezultat i hetimeve penale nën dyshimin për vepra të njëjta penale nga IPK janë arrestuar edhe tre qytetarë”, kanë deklaruar nga Inspektorati.

    Prince Coffee House tani edhe në Lipjan
    Nga Rubrika
    Kronika26 Prill 2024
    Policia e Kosovës, gjegjësisht Njësia e Trafikut Rajonal në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicën e Jugut, ka hasur sot kundërvajtësin (shoferin)...
    Lajme26 Prill 2024
    “Nuk besoj që ka shqiptarë me mendë në krye, që është psiqikisht i shëndoshë  mundet me qenë antiamerikan. Vetën ndonjë person i...
    Lajme26 Prill 2024
    Policia e Kosovës njofton se njësia për kontroll të autostradave, në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 120 km/h, ka identifikuar shoferin...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedoni, ka dhënë komentet e tij lidhur me mbajtjen për disa ditë të garës ndërkombëtare “Ushtari më i...
    Lajme26 Prill 2024
    Kreu i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka takuar sot gazetarët e BBC-së të cilët kanë raportuar nga Kosova në kohën e...
    Vip26 Prill 2024
    Së fundi, sytë e të gjithë janë kthyer kah çifti simpatik i Big Brother VIP Albania. Dashuria mes tyre ka lulëzuar ndër...
    Lajme26 Prill 2024
    Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) publikon rezultatet e ’Raportit monitorues: “Strategjia e Energjisë e Republikës së Kosovës 2022-2031” për periudhën...
    Vip26 Prill 2024
    Këngëtarja e njohur shqiptare me një bagazh tejet të madh artistik, Shkurte Fejza, ka ndarë lajmin e madh për të gjithë adhuruesit...
    Sport26 Prill 2024
    Liga Premier ka dhënë paralajmërimin e qartë se kur do të mbahet seanca lidhur me 115 akuzat e Manchester Cityt. Në shkurt...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.