Policia e Kosovës ka dhënë detaje në raportin 24 orësh lidhur me vrasjen që ndodhi dje në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj, ku një 21-vjeçare dyshohet se u vra nga ish-bashkëshorti i saj.
Sipas Policisë, 36-vjeçari, “për motive ende të panjohura”, ka shtënë me armë zjarri ndaj ish-gruas së tij dhe vëllait të saj, ku e ka vrarë 21-vjeçaren dhe e ka plagosur vëllain e saj, i cili pas tretmanit mjekësor është liruar për në shtëpi.
Rasti është cilësuar si “Vrasje e rëndë”.
“Rr. Vëllezërit Gërvalla, Ferizaj 12.04.2024-14:40. Është arrestuar i dyshuari mashkulli kosovar, pasi që i njëjti për motive ende të panjohura ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave (një mashkulli dhe një femër) dhe si pasojë e të shtënave viktima-femër ka mbetur pa shenja jete, ndërsa viktima-mashkull ka pësuar lëndime trupore, pas tretmanit mjekësor lirohet në shtëpi. Trupi pa jetë i viktimës dërgohet ne mjekësinë ligjore. Me urdhër te prokurorit i dyshuari dërgohet ne mbajtje.
21-vjeçarja me inicialet E.C, është vrarë në objektin e Qendrës për Punë Sociale. I dyshuar për vrasjen është ish-bashkëshorti i saj, një 36-vjeçar me inicialet V.A.
Vrasja e 21-vjeçares në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj, çka dihet deri tash?