Banorët kanë diskutuar se për çfarë ndihen krenarë për veten ata.
Ndërkohë që po qëndronin në dhomën e ndejës, Gresa i pyeti se çka i bën krenar apo për çfarë mund të jenë pishman në jetë.
Xuxi qe banori i parë që iu përgjigj duke u shprehur se krenaria nuk i përket njeriut, transmeton klankosova.tv.
“Pse kujt i takon krenaria Xux”, e pyeti Drenusha.
“Veç Allahut!”, u shpreh Xuxi, ndërsa po e pyeste Gresën që për çka ndjehet ajo krenare dhe çka ka arritur në jetë për tu ndjerë e tillë.
“Unë me këto që kam arritur jam krenare me veten”, tha Gresa.
Këto deklarata tutje nxitën një debat të ashpër mes tyre, ndërsa edhe banorët tjerë dhanë përgjigjiet e tyre rreth kësaj teme.
Për më shumë detaje nga i gjithë diskutimi, shiheni videon e mëposhtme: