SHBA-ja njoftoi sot testimin me sukses të një raketë balistike transkontinentale “Minuteman III” (ICBM).
“ICMB është 50-vjeçare dhe testimi i vazhdueshëm është thelbësor për të siguruar besueshmërinë e saj deri në vitet 2030, kur pasardhësi i “Minuteman”, programi GBSD (Ground Base Strategic Deterrent) do të vihet në përdorim”, vuri në dukje Koloneli Omar Colbert, drejtues i provave.
“Minuteman III” ka qenë raketa e vetme sipërfaqe-ajër në arsenalin bërthamor amerikan që nga viti 2005.
Forcat Ajrore theksuan se testimi ishte planifikuar për muaj të tërë dhe nuk përfaqësonte një përgjigje ose reagim ndaj ngjarjeve në botë ose ndaj tensioneve në rajon.