×
  • Lajme
  • Lajme

    Pensionistët do të njoftohen në tetor nëse do t’iu duhet të paraqiten për konfirmim

    FrontOnline
    19 Shtator 2020

    Për shkak të gjendjes pandemike në Kosovë, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale e kishte shtyrë afatin deri më 30 shtator për pensionistët që të paraqiteshin në Zyrën e Pensioneve.

    Izet Shala nga kjo ministri ka thënë se në fillim të muajit të ardhshëm do të nxirret një vendim i ri për pensionistët, bazuar edhe nga situata me COVID-19.

    “Në fillim të muajit të ardhshëm do të kuptohet me një vendim tjetër nëse pensionistëve do t’u duhet të paraqiten. Por, pensionistët nuk kanë qenë të detyruar as tash të paraqiten në Zyrë, por kur kanë pasur mundësi të lajmërohen. Nuk janë suspenduar nga pagesa për shkak të moslajmërimit. Për veprime të mëtutjeshme, ne do të dalim me vendim në fillim të muajit tetor”, ka thënë ai për Kohën.

    Sipas një njoftimi të MPMS-së në qershor, pensionistët nuk janë të obliguar të paraqiten në zyrat e pensioneve deri në kalimin e situatës pandemike, me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit. Shala ka thënë se kjo do të bëhet e qartë në fillim të tetorit, atëherë kur do të bëhet e ditur nga institucionet përkatëse nëse gjendja do të jetë e sigurt.

    Në kushte të rregullta, rreth 200 mijë pensionistët e disa kategorive në Kosovë, janë të obliguar të lajmërohen në Zyrën e Pensioneve dy herë në vit, sipas të dhënave të Ministrisë.

    Këto rregulla janë ndryshuar për shkak të shpërthimit të koronavirusit. Shoqata e Pensionistëve të Kosovës i kishte bërë thirrje Ministrisë që t’i njoftojë vazhdimisht pensionistët për shtyrjen e këtij afati që të mos krijohen tollovi në Zyrat për Pensione.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.