Presidenti Stevo Pendarovski sot pasdite në Bratisllavë realizoi takim me presidenten e Sllovakisë, Suzana Çaputova me të cilën bashkërisht konstatuan se dy shtetet kanë marrëdhënie të mira bilaterale dhe se përvoja sllovene në procesin e inkuadrimit në BE mund ta ndihmojë Maqedoninë e Veriut.
Nga ana e presidentit Pendarovski u shpreh bindje se mes dy shteteve si anëtare të NATO-s do të vazhdojë edhe bashkëpunimi i mirë i deritanishëm në mbrojtje dhe siguri.
Në kontekst të nevojës nga përforcimi i bashkëpunimi rajonal, Pendarovski theksoi se modeli i suksesshëm i vendeve nga Grupi i Vishegradit është shembull jashtëzakonisht i dobishëm për vendet nga Ballkani Perëndimor.
Dy bashkëbiseduesit folën edhe për aktivitetet e ndërmarra deri më tani lidhur me pandeminë e Kovid-19, me ç’rast u dakorduan se është e domosdoshme përgjigja e përbashkët për përballje më të lehtë me aspektet shëndetësore-ekonomike të imponuara nga kjo sfidë globale.
Paraprakisht, presidenti Pendarovski foli edhe në Forumin global të sigurisë “GLOBSEK 2020”.