×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Pelosi akuzon Shtëpinë e Bardhë: Mashtron publikun mbi informacionet e zbulimit

    FrontOnline
    03 Korrik 2020

    Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve akuzoi presidentin dhe ndihmësit e tij për një përpjekje për të mashtruar publikun amerikan që të besojë se informacionet e zbulimit lidhur me një komplot të dyshuar rus nëpërmjet të cilit ofroheshin para në këmbim të sulmeve ndaj forcave amerikane dhe aleatëve të tyre në Afganistan, nuk ishin serioze.

    Kritikat e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi pasuan një takim të klasifikuar të enjten të zhvilluar në Kongres me praninë e drejtorëve të CIA-s dhe Agjencisë së Sigurisë Kombëtare si dhe drejtorit të konfirmuar së fundmi të Zbulimit Kombëtar.

    Ndërsa zonja Pelosi nuk pranoi të komentojë rreth informacioneve të zbulimit, ajo tha se përpjekjet e Presidentit Donald Trump dhe stafit të tij për të minimizuar seriozitetin ishin në dëm të forcave amerikane në rajon.

    Zyrtarët e lartë të Shtëpisë së Bardhë, përfshirë këshilltarin e Sigurisë Kombëtare Robert O’Brien, kanë mbrojtur vazhdimisht vendimin për të mos informuar presidentin lidhur me informacionet e zbulimit sipas të cilave zbulimi ruse kishte ofruar shpërblime për militantët e lidhur me talebanët për sulme vdekjeprurëse ndaj trupave amerikane dhe ato të koalicionit në Afganistan.

    Të mërkurën zoti O’Brien ia kaloi përgjegjësinë rreth atij vendimi agjentes së CIA-s që informon presidentin Trump, duke u thënë gazetarëve se “ajo e mori vendimin pasi nuk kishte besim tek informacionet e zbulimit që ishin siguruar”.

    Në një postim në twitter të mërkurën zoti Trump i hodhi poshtë akuzat si të rreme që synonin të dëmtonin siç tha ai fatin e tij politik, një akuzë që ai e përsëriti edhe gjatë një interviste për “Fox Business News”.

    “Asnjëherë nuk dëgjuam rreth këtij informacioni pasi nuk u ngrit kurrë në atë nivel”, tha presidenti.

    “Shumë prej tyre që punojnë në shërbimet e zbulimit nuk besojnë as që ka ndodhur”, shtoi ai. “Mendoj se është një mashtrim i bazuar në gazeta dhe tek demokratët”.

    Por zonja Pelosi tha se jo vetëm që ishte e qartë për të se presidenti duhej të ishte informuar, por se zyrtarët e zbulimit ishin treguar të pakujdessshëm duke dështuar që ta vinin Kongresin në dijeni rreth çështjes.

    “Kishte një nivel pasues, komuniteti i zbulimit duhet ta kishte sjellë informacionit tek ne” tha zonja Pelosi.

    Zonja Pelosi dhe demokrati Chuck Schumer, udhëheqësi i pakicës në Dhomën e Përfaqësuesve, i bënë thirrje zotit Trump të mbajë një linjë më të ashpër ndaj Rusisë dhe udhëheqësit të saj Presidentit Vladimir Putin.

    “Besoj se presidenti nuk është aspak i ashpër ndaj Vladimir Putin”, u tha zoti Schumer gazetarëve.

    Dy përfaqësuesit e lartë të demokratëve ngritën gjithashtu shqetësimin rreth asaj që ata e quajtën qasje e butë e zotit Trump ndaj Rusisë pavarësisht dëshmive për një kërcënim ndaj trupave amerikane, lidhur me kërkesën e tij për heqjen e sanksioneve të propozuara mbi zbulimin dhe agjenci të mbrojtjes ruse si dhe pohimeve e zotit Trump se Moska duhet t’i ribashkohet G-7, grupit të vendeve më të industrializuara të botës.

    Përkundër pohimeve nga administrata Trump dhe Pentagoni se informacionet e zbulimit në lidhje me komplotin e dyshuar rus nuk janë verifikuar, zyrtarët thonë se kërcënimi u trajtua me seriozitet.

    Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë dhe CIA thanë se informacionet u ndanë me agjencitë amerikane të zbulimit, ushtrinë dhe aleatët e SHBA-së në Afganistan dhe se u morën masa paraprake.

    Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë thanë gjithashtu se nuk ka asnjë provë se janë dëmtuar trupa amerikanë.

    “Ne veprojmë gjithmonë në interesin më të mirë të trupave tona”, u tha sekretarja e shtypit Kayleigh McEnany gazetarëve të mërkurën.

    “Departamenti i Mbrojtjes ka thënë se ata nuk janë në dijeni rreth ndonjë amerikani që është vrarë në lidhje me informacionet e zbulimit të paverifikuara të cilat po vlerësohet aktualisht”, shtoi ajo.

    Zyrtarët e mbrojtjes dhe ata të zbulimit kanë qenë prej kohësh të shqetësuar mbi ndërhyrjen ruse në Afganistan, duke u ankuar në mënyrë të përsëritur se Moska u ka siguruar talebanëve armë dhe trajnime. Një raport i ri i Pentagonit i lëshuar të mërkurën, i cili nuk përmend shpërmblimet e dyshuara të dhëna nga Moska, paralajmëronte se përfshirja e Rusisë po rritet.

    “Rusia ka mbështetur politikisht Talebanët për të kultivuar ndikim tek grupi, për të kufizuar praninë ushtarake perëndimore dhe për të inkurajuar operacionet kundër-ISIS-it (Grupit terrorist të Shtetit Islamik), megjithëse Rusia publikisht e ka mohuar përfshirjen e saj”, thuhej në raport.

    Të mërkurën sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo u përpoq të minimizojë shqetësimet rreth çështjes.

    “Fakti që rusët janë angazhuar në Afganistan në një mënyrë që bie në kundërshtim me qasjen e Shteteve të Bashkuara nuk është asgjë e re”, tha ai.

    “Rusët kanë shitur armë të vogla që kanë vënë në rrezik amerikanët prej 10 vitesh. Ne e kemi kundërshtuar këtë. Kur shohim informacion të besueshëm që sugjeron që rusët po rrezikojnë jetën e amerikanëve, ne i përgjigjemi në një mënyrë serioze”, shtoi zoti Pompeo. /VOA/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Një aksident i rëndë ka ndodhur herët të shtunën në Brazil, ku një autobus i mbushur me pasagjerë përplasi një kamion dhe...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Policia gjermane ka njoftuar në një konferencë për shtyp se i dyshuari i sulmit terrorist në Magdeburg i është nënshtruar ekzaminimeve “fizike...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Një tërmet me magnitudë 4.7 ballë i shkallës Rihter ka goditur Greqinë pasditen e së shtunës. Sipas mediave në vendin fqinj, lëkundjet sizmike janë...
    Të tjera
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Politikani serb nga Mitrovica e Veriut, Aleksandar Arsenijeviq, i ka larguar dekorimet nga sheshi i këtij qyteti. Ai përmes një videoje propagandoi...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Ministria e Punëve të Brendshme ka përditësuar të dhënat në lidhje me gjendjen në pikat kufitare. MPB ka bërë të ditur se pritjet...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Miliarderi amerikan Elon Musk njoftoi të shtunën vonë se rrjeti i tij privat satelitor i internet, Starlink, është funksional tani edhe në...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Gili së bashku me djalin sonte nisin rrugëtimin e “BBVA”. Ata në këtë rrugëtim do të jenë si një banor i vetëm....
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka takuar strukturat e partisë në Llap, për çfarë ka thënë se takimi u...
    Hulumtime21 Dhjetor 2024
    Sonte zhvillohet super meçi mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fury, që është i dyti mes tyre brenda këtij viti. Ky duel pritet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.