×
  • Lajme
  • Lajme

    Peci: 90% e vetëvrasjeve, rezultat i akumulimit të energjisë negative për mbi 6 muaj

    FrontOnline
    04 Maj 2020

    Një 26 vjeçar nga Komuna e Gjilanit ka humbur dje jetën në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, 24-orë pas vendosjes së tij në karantinë. Ndonëse ende nuk dihen arsyet se pse tashmë i ndjeri e ka kryer këtë veprim, sipas psikologëve, izolimi, karantinimi dhe mungesa e jetës sociale ka ndikuar që të rritet monotonia dhe disponimi duke ndikuar kështu edhe tek psikologjia e njerëzve.

    Psikologu Besnik Peci i ka thënë portalit “Front Online”, se Coronavirusi ka ndryshuar mënyrën e të menduarit dhe të funksionarit në përgjithësi.

    “Virusi COVID-19 ka ndryshuar shumë mënyrën e të menduarit dhe funksionimin tonë në përgjithësi. Unë besoj se pas karantinës do të mendojmë ndryshe se si ne e projektojmë të ardhmen, si e zhvillojmë të tashmen, sa kohë kalojmë me familjen, rrethin tonë shoqërorë etj. Ky proces i ristrukturimit të mendimit dhe sjelljes merr energji dhe kërkon forcë fizike e më shumë durim e forcë psikologjike”, ka thënë ai.

    Duke folur mbi dukurinë e vetëvrasjeve, Peci ka theksuar se mbi 90% e tyre janë si rezultat i akumulimit të energjisë negative për mbi 6 muaj.

    “Megjithatë pavarësisht ekzistencës së vetëvrasjeve impulsive mbi 90% e vetëvrasjeve vijnë si rezultat i mungesës së shpresës, vijnë si rezultat i akumulimit të energjive negative mbi 6 muaj kohë e që vijnë si rrjedhojë e dështimit apo e frikës nga dështimi. Mungesa e ndihmës sistematike e ulë pragun e durimit dhe çon drejt akteve të tilla”, ka theksuar ai për “Front Online”.

    Për sa i përket vetizolimit gjatë pandemisë COVID-19, psikologu Peci ka thënë se ka prekur aspekte të rëndësishme psikologjike.

    “Vetizolimi ka pasur efekte negative si mungesa e socializmit, paaftësia e njerëzve për tu zhvilluar në fusha studimi e punë, ka rritur monotoni, ka prekur dispononim tonë dhe si rrjedhojë edhe ka prekur aspekte të rëndësishme psikologjike si: stresi, ankthi, depresioni. Mosmenaxhimi i duhur I këtyre emocioneve mund të jetë fatale për personin të cilin i përjeton”, është shprehur ai.

    E për këtë gjë sipas Pecit ka një zgjidhje.

    “Inkurajohen të gjithë ta shfrytëzojnë ndihmën psikologjike. Përveç aspekteve negative mbyllja dhe vetë izolimi kanë ndikuar pozitivisht në reflektimin e njerëzve për jetën, për rëndësinë e familjes, për vlerësimin e saktë të të mirave që i kane pasur por nuk ja kane ditë vlerën”, ka deklaruar ai.

    Të karantinuarve t`u ofrohen shërbime psikologjike e mjekësore

    Psikologu Besnik Peci ka thënë për “Front Online”, se çdo personi të karantinuar duhet t`u ofrohen shërbime mjekësore e psikologjike.

    “Karantinimi po bëhet për sigurinë e personave të karantinuar dhe sigurinë e familjarëve të tyre. Secilit person duhet ti ofrohet qasje për shërbime psikologjike e mjekësore falas. Për sukses nevojitet Bashkëpunimi dhe iniciativa reciproke klient – psikolog”, ka pohuar ai për “Front Online”.

    Ndihmesë në këtë periudhë, Peci e ka parë edhe linjën telefonike të ndihmës nga Ministria e Shëndetësisë.

    “Linjat telefonike e ndihmës ndihmojnë shumë duhet të shfrytëzohen maksimalisht. Linja të tilla I inkurajoj organet gjegjëse t`i mbajnë aktive vazhdimisht me qëllim të mbrojtjes së qytetarëve nga stimujt negativ që prekin shëndetin mendor të popullatës”, ka thënë ai.

    Peci: Për vetëvrasjet të raportohet sipas kritereve

    Pas rastit të tragjik të ndodhur dje në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, është hedhur sërish në diskutim çështja se a duhet të raportojnë mediat mbi rastet e vetëvrasjeve. Sipas Pecit, për këto raste duhet thjeshtë të raportohet.

    “Raportimi për vetëvrasjet duhet të bëhet sipas kritereve të gazetarisë të cilat e sqarojnë mirë se çka duhet dhe çka nuk duhet bërë. Preferohet në këtë kohë të kërkohet mbështetje shtesë institucionale por jo të bëhet vetëvrasja lajm ku do të ketë efekt domino të personat me status të dobët psikologjike. Thjesht të raportohet sipas kritereve”, ka deklaruar ai për “Front Online”.

    Psikologu: Pandemia do të lë pasoja afatgjate

    Rikthimi në normalitet dhe largimi nga lajmet ditore rreth virusit, sipas psikologut Besnik Peci do të ndikonin që tek qytetarët të largohet ankthi dhe stresi gjatë kësaj periudhe.

    “Rikthimi në normalitet do t`i ndihmonte. Largimi nga lajmet ditore rreth virusit, kapitalizmi i kësaj kohe secili sipas afiniteteve të tij, filozofi të mendoj për perspektivat e reja filozofike të shkruaj mbi to, shkrimtari të shkruaj për këtë gjendje mund të jetë kryevepër nesër, psikologët të ofrojnë ndihmë online t’i shërbejnë atdheut të tyre, mjekët të japin gjithçka nga vetja për secilën jetë, e kështu me radhë secili”, ka thënë ai.

    Ai po ashtu ka theksuar që duhet që sa më parë të përfshihen në shkolla psikologët.

    “E institucionet duhet sa më shpejt të involvojnë psikologet në shkolla sepse kjo situatë pritet të ketë pasoja afatgjate. Sikurse luftërat që japin ndjenjën e cenimit të ekzistencës njëjtë e bënë edhe pandemia andaj traumat pritet të jenë afatgjata”, ka thënë ai. /Front Online

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.