×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK u shpreh e hapur për koalicion me VV-në, vjen e përgjigja e kësaj të fundit

    FrontOnline
    28 Janar 2021
    Nënkryetari i PDK-së, Shaqir Totaj, ka deklaruar ditën e sotme se janë të hapur për koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, me kushtin që ata të reflektojnë mbi disa sjellje të tyre.

    Por nga Lëvizja Vetëvendosje po e mohojnë kategorikisht një koalicion të tillë.

    Kandidatja për deputete nga radhët e LVV-së, Arbërie Nagavci, ka thënë se nuk ka aspak gjasa të ndodhë një koalicon i tillë dhe madje as nuk janë duke e diskutuar një opsion të tillë.

    “Nuk ka aspak gjasa të bëhet një koalicion i tillë. Qëndrimet tona për PDK-në janë shumë të qarta, dhe as nuk jemi duke e shyrtu si opsion bashkëpunimin me PDK-në” tha shkurt Nagavci për gazetën Blic.

    Totaj gjithashtu ka kritikuar edhe reagimet e LVV-së karshi vendimit të fundit të PZAP-së për moscertifikimin e kandidatëve për deputet.

    “Aty ku ju leverdis i respektojnë ligjet (LVV) dhe institucionet janë në rregull, aty ku nuk ju leverdis atëherë këmbngulin në një vendim që do iu leverdiste atyre, prandaj është një qasje që po e dëmton skenën politike kosovare,” – u shpreh ai.

    Vendimi i fundit i PZAP-së, nuk lejon që kandidatët me probleme me ligjin të kandidojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

    Ky vendim ka prekur edhe kreun e LVV-së, Albin Kurti, të cilit i pamundësohet kandidimi në këto zgjedhje .

    Pas këtij vendimi LVV-ja, AAK-ja dhe Nisma kanë dërguar ankesë në Gjykatën Supreme.

    Prince Caffe shpërblen për festa Fitoren me veturë Fiat 500
    Nga Rubrika
    Lajme09 Shtator 2024
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, tani deputet i pavarur, Fatmir Humolli, ka deklaruar se nga takimet me qytetarët që i ka pasur në...
    Lajme09 Shtator 2024
    Për të martën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje të dendura shiu, të cilat lokalisht pritet të jenë...
    Lajme09 Shtator 2024
    Adnan Rrustemi, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje ka reaguar ashpër ndaj zëdhënësit të Bashkimit Evropian, Petar Stano. Rrustemi iu referua një prononcimi të...
    Të tjera
    Lajme09 Shtator 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka reaguar me një postim në rrjetin social “Facebook”, pas fitores së kombëtares dardane ndaj...
    Lajme09 Shtator 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, u pyet në Pressing në T7 nëse do të  merrte pjesë në përurimin në Podujevë...
    Sport09 Shtator 2024
    Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, është shprehur i lumtur me fitoren dhe paraqitjen e skuadrës së tij në duel me...
    Bota/Rajoni09 Shtator 2024
    Debati mes Nënpresidentes demokrate Kamala Harris dhe ish-Presidentit republikan Donald Trump, që do të mbahet të martën, mund të jetë një nga...
    Lajme09 Shtator 2024
    Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se është takuar sot me Zëvendëskryeministrin dhe Kryediplomatin e Malit të Zi, Ervin Ibrahimovic. Aliu...
    Lajme09 Shtator 2024
    Nënkryetarja e komunës së Prishtinës, Jehona Lushaku – Sadriu, ka thënë se mësimi tërëditor në disa shkolla të kryeqytetit është duke pasur...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.