×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK në Prizren i bën thirrje Haskukës që ta shkarkojë drejtorin me aktakuzë

    FrontOnline
    24 Gusht 2019

    Kryetari i degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj ka reaguar pas deklaratës së Ambasadës Amerikane, e cila i bëri thirrje kryetarit të kësaj komune, që ta shkarkojë një drejtor të komunës që ka aktakuzë.

    Totaj në një postim në Facebook ka thënë se Vetëvendosje ka frikë të marrë vendime që e luftojnë korrupsionin, raporton Front Online.

    “Është e papranueshme që edhe pas reagimit të shoqërisë civile në Prizren dhe Ambasadës Amerikane të mos merret ende asnjë vendim për shkarkimin e drejtorit me aktakuzë nga Mytaher Haskuka. Duket që Vetëvendosje ka frikë të marrë vendime që e luftojnë korrupsionin”, ka shkruar ai.

    Andaj sipas Totajt, VV duhet ta largojë këtë zyrtar të lartë me aktakuzë, ashtu “siç kemi bërë ne nga partia dhe të cilën do ta bëjmë njëjtë edhe në qeverinë e ardhshme”.

    “Ata vetëm flasin por nuk kanë guximin të marrin veprime të këtilla”, shtoi ai. /Front Online/

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.