×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK: LDK po tenton ta kap shtetin, u hakmorrën me Qalajn shkaku i Haki Rugovës

    FrontOnline
    16 Tetor 2020

    PDK’ja e Kadri Veselit përmes një komunikate për media e ka quajtur hakmarrës shkarkimin e Drejtorit të Policisë Rashit Qalaj.

    Në reagimin e PDK’së thuhet se një veprim i tillë përbën tentativë për kapje të shtetit.

    “Partia Demokratike e Kosovës, nëpërmjet kësaj komunikate për media shpreh indinjatën për shkarkimin arbitrar të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës Rashit Qalaj. Ky vendim cënon rëndë një ndër institucionet më të rëndësishëm të pavarura të shtetit. Policia e Kosovës ka dëshmuar sukses në përmbushjen e detyrave dhe ky shkarkim përbën një tentativë për kapje të shtetit. Një veprim i tillë është gjithashtu inkurajim ndaj krimit të organizuar i cili është goditur me përkushtim dhe efikasitet prej drejtorit Qalaj, duke arritur rezultate shumë të larta në përpjekjet për të vendosur rend dhe ligj në vend”, thuhet në reagim.

    Partia opozitare ka deklaruar se shkarkimi i Qalajt lidhet me arrestimin e nënkryetarit të LDK’së Haki Rugova.

    “Fakti që ky shkarkim po bëhet kur ende nuk është mbushur një javë nga arrestimi i nënkryetarit të LDK-së, Haki Rugova, lë të kuptohet se është një akt hakmarrës ndaj institucioneve të zbatimit të ligjit. Momenti dhe metoda e shkarkimit dëshmon se ky veprim është mesazh i qartë kërcënues për policët, hetuesit, prokurorët dhe gjykatësit – të cilët guxojnë të merren me veprat penale të LDK-së”, thuhet në komunikatë.

    PDK’ja i ka bërë thirrje qeverisë që Qalajn ta kthejnë në pozitën e Drejtorit të Policisë.

    “Prandaj Partia Demokratike e Kosovës i bën thirrje zyrtarëve të lartë të partisë në pushtet,   Lidhjes Demokratike Kosovës, që të distancohet nga kësilloj veprimesh abuzive që duket se janë spastrime politike dhe përbëjnë një precedent të rrezikshëm për mirëfunksionimin e institucioneve të rëndësisë së veçantë sikurse është policia. Po ashtu  nëpërmjet kësaj komunikate, PDK-ja bën thirrje që drejtori Qalaj të kthehet në krye të institucionit sa më shpejt dhe që policia të lihet e qetë pa ndërhyrje politike në ushtrimin e detyrës së saj fisnike”, thuhet në reagimin e PDK’së

    Afër 6500 banorë të Shalës së Bajgorës përfitojnë nga rrjeti i ri
    Nga Rubrika
    Lajme07 Maj 2024
    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka takuar Sekretarin e Shtetit të Polonisë për Bujqësi, Michal Kolodziejczakun. Peci tha se me Kolodziejczakun shqyrtuan...
    Lajme07 Maj 2024
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, thotë se me shqetësim të thellë po i përcjellë raportimet e Kiks Kosova për shpërndarjen e numrit...
    Lajme07 Maj 2024
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku pritet fillimisht të ketë rrebeshe të izoluara, kryesisht...
    Të tjera
    Lajme07 Maj 2024
    Ngritja e aktakuzës për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë, nuk mund të bëhet derisa shumica e provave janë jashtë vendit për...
    Sport07 Maj 2024
    Besiktas dhe Ankaragucu janë takuar sot (e martë) në kuadër të ndeshjes së dytë të fazës gjysmëfinale të Kupës së Turqisë. Pasi...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Një delegacion i Hamasit ka mbërritur në Kajro për të ndjekur negociatat për armëpushim në Gaza, thuhet në një deklaratë nga grupi....
    Lajme07 Maj 2024
    Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka thënë se Albin Kurti i ka shkaktuar dëme Kosovës në dialog me marrëveshjen e...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Kuvendi i Shqipërisë shpall objektiv strategjik kombëtar, pavarësisht ngjyrave politike, anëtarësimin e vendit tonë në Bashkimin Evropian në vitin 2030. Ky është...
    Vip07 Maj 2024
    Sot është gjysmëfinalja e parë e festivalit madhështor “Eurovision Song Contest” i cili këtë vit po mbahet në Malmo të Suedisë, pas...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.