
Partia Demokratike e Kosovës po merr pjesë në takimin e thirrur nga kryeministri ne largim Albin Kurti, raporton “Front Online”.
Në këtë takim nga PDK-ja po merr pjesë nënkryetari i Kuvendit të Kosovës Memli Krasniqi.
Në Qeveri posa ka arritur edhe Kurti, mirëpo i njëjti nuk është prononcuar për media. /Front Online
