×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    PDK i sheh të qëllimshme vonesat në implementimin e draftit të Asociacionit

    FrontOnline
    24 Mars 2024

    Partia Demokratike e Kosovës konsideron se qëllimi i kryeministrit Albin Kurti është që draftin e Asociacionit të mos e dërgojë në Gjykatë Kushtetuese për shkak të vitit zgjedhor, ndërsa analisti Bekim Kabashi thotë se kryeministri po arsyetohet me mosnënshkrimin e marrëveshjes nga ana e Serbisë.

    Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, tha se vonesa po bëhen të qëllimshme për shkak se institucioni më i lartë në vend të mos jap mendim para se të përfundojnë zgjedhjet në Kosovë.

    “Ky vit është vit elektoral që kemi hyrë dhe po besoj që qëllimi i tij është që deri në fushatën zgjedhorë të mos ketë një vendim nga Gjykata Kushtetuese, lidhur me çështjen e Asociacionit pra ai po e vonon dërgimin e këtij statuti në gjykatën Kushtetuese për të mos pasur mundësi që Gjykata Kushtetuese me dhënë mendim para se të përfundojnë zgjedhje”, thotë Haliti.

    Por analisti politik, Bekim Kabashi, thotë se kryeministri Kurti ishte zotuar se do ta implementojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

    Kabashi thotë se kryeministri Kurti po arsyetohet për shkak se Serbia nuk ka pranuar të nënshkruhet marrëveshja bazike.

    “Siç e dimë që Qeveria e ka marrë obligim me pranimin e marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit pastaj edhe në takimin e pesëshes së madhe në Bruksel ku është takuar kryeministri Kurti është zotu që ka me pranu edhe me kalu draftin e statutit të Asociacionit komunave me shumicë serbe por kjo qeveri po arsyetohet me mosprocedimin e këtij drafti shkaku që Serbia nuk po pranon me nënshkrua marrëveshjen pra marrëveshjen bazike, që pastaj e ka obligim brenda edhe Asociacionin në kuadër të pikës 10 ku thuhet që palët janë të obliguara t’i pranojnë të implementojnë të gjitha marrëveshjet e pranuara të kaluarën”, thotë Kabashi./EO

    Shumë sport në platformën Artmotion, sezoni i ri në ligat më të forta të botës sjellë shumë ekskluzivitete
    Nga Rubrika
    Lajme19 Maj 2024
    Kroacia vazhdon të tregoj mbështetjen e saj në forcimin e sigurisë në Kosovë. Si rezultat i kësaj, nesër do të dërgojë kontingjentin...
    Lajme19 Maj 2024
    Sindikata e Policisë së Kosovës sot ka mbajtur kuvendin e përgjithshëm, që e vetmja pikë në rendin e ditës ishte shkarkimi i...
    Lajme19 Maj 2024
    Pas presidentes Vjosa Osmani, nënsekretarja amerikane për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen, është takuar edhe me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Në fokus...
    Të tjera
    Bota/Rajoni19 Maj 2024
    Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron, javën e ardhshme pritet ta vizitojë Shqipërinë. Mediat britanike kanë shkruar rreth agjendës së vizitës. Sipas...
    Lajme19 Maj 2024
    Trendi i ikjes së mjekëve dhe infermierëve nga Kosova po vazhdon çdo ditë. Pagat e ulëta, kushtet jo atratikve të punës e...
    Lajme19 Maj 2024
    Agim Shahini nga Aleanca Kosovare e Bizneseve thotë se një nga pengesat në të ardhmën e afërt në Kosovë është mungesa e...
    Lajme19 Maj 2024
    Nënsekretarja amerikane e Shtetit, Elizabeth Allen, në një konferencë për media, tregoi se për çka kanë folur me presidenten e Kosovës Vjosa...
    Lajme19 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim nënsekretaren e SHBA-së për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen, ku kanë nënshkruar marrëveshjen...
    Kronika19 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në fshatin Tresava të Leposaviqit pasi gjatë ditës së djeshme pati të veshur uniformë në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.