×
  • Ekonomi
  • Banka

    PaySera në Kosovë: Transfere të lira dhe blerje të sigurta online

    FrontOnline
    30 Qershor 2020

    Banka Qendrore e Kosovës e ka licencuar Institucionin Financiar jo Bankar “Paysera” për lëshimin e parave elektronike (EMI) në vend.

    Paysera do t’i ofrojë tregut Kosovar kartela për pagesa, transfere të lira ose falas përmes aplikacionit mobil, pagesa në internet, pagesa për biznese, si dhe pagesa me mobil përmes Google Pay , Samsung Pay, dhe në të ardhmen Apple Pay.
    Bashkim Zeqiri, CEO dhe aksionari kryesor i institucionit për lëshimin e parave elektronike PaySera Kosova, thotë se ky institucion po sjell tarifat Evropiane në Kosovë. Aktualisht, qytetarët e Kosovës dhe bizneset paguajnë 25 EUR për një transfer të parave në vendet e BE-së, por kjo nuk do të zgjas gjatë. Pagesat individuale do të jenë FALAS për transferet në vendet e BE dhe ato vendore si dhe tarifat për biznese nuk do të kalojnë vlerën 1 EUR”, thotë Zeqiri.
    Qytetarët e Kosovës tashmë mund ta shkarkojnë aplikacionin mobil Paysera nga Google Play dhe App Store, por ata nuk do të mund të përfitojnë të gjitha shërbimet deri në fund të vitit 2020.
    PaySera gjithashtu ËshtË me interes për Kosovarët që jetojnë në Gjermani, Austri dhe Zvicër, të cilët dërgojnë para për të afërmit e tyre në vendlindje.
    Dërgesat e parave përmes Paysera janë në dispozicion në 23 valuta dhe në 180 vende të botës. Në vitin 2019 u transferuan 6 miliardë euro përmes sistemit të pagesave Paysera dhe aplikacionit mobil, i cili arrin në 16 milion euro transfere në baza ditore. / Front Online /

    Nga Rubrika
    Ekonomi14 Shkurt 2025
    Ambasada amerikane në Kosovë pas një takimi të zhvilluar me Odën Ekonomike Amerikane tha se investitorë kosovarë janë të interesuar për të...
    Ekonomi14 Shkurt 2025
    Në vitin 2024, indeksi vjetor i çmimeve të prodhimeve bimore kishte rritje për 46,9 për qind, krahasuar me vitin 2020. Ndërkaq, indeksi...
    Ekonomi06 Shkurt 2025
    Ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur se në mandatin e radhës, në qeverisjen e Kurtit, paga minimale do të...
    Të tjera
    Lajme14 Shkurt 2025
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në Konferencën e Sigurisë në Mynih është takuar me anëtarin  e Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Denis...
    Bota/Rajoni14 Shkurt 2025
    Në mesazhin e tij për Ditën e Shtetësisë së Republikës së Serbisë, Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin, ka theksuar se marrëdhëniet...
    Lajme14 Shkurt 2025
    Batalioni Rezervë Taktik i KFOR-it po zhvillon rregullisht trajnime për kontrollin e turmave dhe trazirave, në kampin e NovoSellës për të ruajtur...
    Lajme14 Shkurt 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhje ka njoftuar se ka përfunduar numërimi i votave për kandidatët në pesë komuna dhe po vazhdon tani në...
    Lajme14 Shkurt 2025
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka shprehur ngushëllime familje Kërveshi për vdekjen e poetit, Muhamed Kërveshi. Haradinaj tha se Kërveshi ishte...
    Sport14 Shkurt 2025
    Në fillim të kësaj jave u raportua se Real Madridi kishte thirrur agjentët e Vinicius Junior për të zbuluar kërkesat e tyre...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.