×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Pas vrasjes së Floyd, Michelle Obama flet për nevojën e çrrënjosjes së racizmit

    FrontOnline
    31 Maj 2020

    Ish-Zonja e Parë e Amerikës, Michelle Obama ka reaguar pak ditë pas vrasjes së George Floyd dhe ka shkruar në Twitter disa fjalë referuar racizmit – një prej problemeve më të mëdha në Amerikë, por jo vetëm.Vdekja e Floyd ka shkaktuar protesta anë e mbanë SHBA’ve, me anë të të cilave njerëzit kundërshtojnë racizmin dhe vrazhdësinë e policëve në Amerikë.Michelle Obama e filloi postimin e saj duke thënë se është ‘e rraskapitur nga kjo thyerje zemre që duket se s’do ndalojë kurrë’ dhe ka kërkuar kontributin e të gjithëve që racizmi të çrrënjoset njëherë e përgjithmonë.

    “Ashtu si shumë prej jush, më dhembin shumë këto tragjedi. Jam e rraskapitur nga kjo thyerje zemre që duket se s’do ndalojë kurrë. Tani është George, Breonna dhe Ahmaud. Para tyre ishin Eric, Sandra dhe Michael. Thjesht vazhdon, vazhdon dhe vazhdon. Racizmi është një realitet që shumë prej nesh u rritëm duke mësuar të përballemi me të. Por nëse duam ta lëmë pas, nuk duhet të përballen vetëm njerëzit me ngjyrë me të.Është në dorën e të gjithë neve – të njerëzve me ngjyrë, të bardhëve, të gjithëve – për ta çrrënjosur atë. Fillon duke ekzaminuar veten dhe duke dëgjuar ata që kanë jetë të ndryshme nga ne. Përfundon me drejtësinë, mëshirën dhe empatinë që manifestohet në jetët dhe në rrugët tona. Lutem që të gjithë të kemi forcën për atë udhëtim. Ashtu si lutem edhe për shpirtrat dhe familjet e atyre që u morën prej nesh.”George Floyd ndërroi jetë më 26 maj, pasi një polic, tashmë i arrestuar, i kishte vendosur këmbën në qafë duke i penguar frymëmarrjen. E gjithë kjo ndodhi pasi sipas policëve ai po përpiqej të përdorte një kartmonedhë të falsifikuar.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Shitja masive e aksioneve europiane u ndal të mërkurën, ndërsa vëmendja u zhvendos drejt Azisë – përfshirë një rënie rekord në Seul,...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një avion luftarak F-35 izraelit rrëzoi një avion luftarak iranian YAK-130 mbi Teheran, sipas ushtrisë izraelite, duke shënuar herën e parë që...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Eksperti Koen Herlaar pohoi se në 16 vite përvojë pune si pjesë e Institutit Kriminalistik të Holandës i ka kryer 24 akt-ekpertiza...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti mund të propozohet nga Lëvizja Vetëvenedosje për President. Gazeta Express merr...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Pentagoni ka publikuar emrat e katër ushtarëve rezervë të Ushtrisë Amerikane të vrarë në luftën kundër Iranit. Ata ishin midis gjashtë anëtarëve...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Irani është afër zgjedhjes së Udhëheqësit të ri Suprem, thotë zyrtari Irani është afër zgjedhjes së një Udhëheqësi të ri Suprem për...
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Lajme04 Mars 2026
    Është vetëdorëzuar në polici një person për të cilin, policia në Gjakovë të martën kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.