×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas sondazhit të fundit, Bislimit të LVV-së sërish i ikën gjumi

    FrontOnline
    19 Janar 2021

    Një sondazh i fundit i realizuar nga Kolegji “Riinvest” e nxori Lëvizjen Vetëvendosje fituese absolute të zgjedhjeve me 54.1 për qind.

    Parti e dytë, sipas sondazhit, doli PDK me mbi 14 për qind, ndërsa e treta LDK me rreth 10 për qind. Nisma, sipas po të njëjtit sondazh, është larg pragut prej 5%.

    E pas publikimit të këtij sondazhi, nënkryetari i LVV-së, Besnik Bislimi në mënyrë ironike ka pyetur “a po e kuptoni tani pse gjumi është luks”.

    “54.1% e votave përkthehet ne 62.7 ulëse në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Pa përfshirë votat e mërgatës! A po e kuptoni tani pse gjumi është luks?”, ka shkruar ai në “Facebook”.

    Kjo deklaratë e tij vjen pasi që para disa javësh ai kishte thënë se mbështetja për LVV-në po rritet aq shumë, sa që po ka probleme me gjumë.

    Edhe kryetari i Komunës së Mitrovicës, njëherësh anëtar i LVV-së, Agim Bahtiri ka komentuar sondazhin e fundit të Riinvest-it.

    Bahtiri theksoi se deri në ditën e zgjedhjeve do të mobilizohen më shumë dhe fitorja do të jetë edhe më e madhe.

    “Sondazhi i Kolegjit Riinvest për TV Dukagjini tregon se Lëvizja Vetëvendosje do të fitojë mbi 54% të votave. Deri ditën e zgjedhjeve do të mobilizohemi edhe më shumë dhe fitorja do të jetë edhe më e madhe. Me Albinin Kryeministër!”, ka shkruar Bahtiri në “Facebook”.

    KESCO u certifikua me tri ISO Standarde
    Nga Rubrika
    Lajme01 Maj 2024
    Tre persona janë plagosur dhe një është lënduar sot në një fshat të Podujevës. Prokuroria ka bërë të ditur se ngjarja ka...
    Lajme01 Maj 2024
    Për të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell, ku pritet të ketë reshje shiu, lokalisht...
    Lajme01 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me zv.kryeministrin Besnik Bislimin dhe ministat e udhëheqësit e institucioneve dhe dikastereve relevante nesër, e enjte,...
    Të tjera
    Sport01 Maj 2024
    Në një super ndeshje dhe dramatike, Peja fitoi ndaj Golden Eagle Yllit 80:81 (26:20, 21:26, 15:13, 18:22), duke barazuar serinë gjysmëfinale të...
    Lajme01 Maj 2024
    Një person ka marrë lëndime trupore sot te Liqeni i Batllavës në Orllan, pasi i njëjti është therur me thikë, në një...
    Lajme01 Maj 2024
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka thënë se deklarata e kryeministrit Albin Kurti, se do përpiqet ta kalojë Kodin Civil,...
    Lajme01 Maj 2024
    Rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës vlerësohet se mund të rrezikohet pas rekomandimeve të fundit franko-gjermane. Këto dy shtete...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Ziadin Sela, lider i Aleancës për Shqiptarët foli për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në Maqedoninë e Veriut javën që vjen. Sela...
    Lajme01 Maj 2024
    Pesë persona janë ndaluar për 48 orë si të dyshuar për plagosjet në Lupç të Podujevës. Këtë e konfirmoi për Front Online...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.