Pas afro 1 viti që kishte qëndruar larg Shqipërisë, pasi ishte arratisur në Londër, Stresi është kthyer.
Reperi i njohur Arkimed Lushaj kthimin e tij në vendlindje e ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale duke publikuar një video nga aeroporti i Tiranës ku prindërit dolën për ta pritur.
Muaj më parë kur kishte paralajmëruar rikthimin reperi kishte kërcënuar publikisht të gjithë ata që nuk e kanë mbështetur duke ofenduar me fjalë banale.
“Kaluan shpejt 7 muaj menduan që s’do kthehem hahahaha. Shihemi këtë muaj, kur ju që nuk latë gjë pa thënë për mua dijeni që do ju q***”, kishte shkruar Stresi në postimin e tij.