Pas vendimit për ta rikthyer në xhami, Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan, ka publikuar në llogarinë e tij në Twitter, një këngë dedikuar Shën Sofisë.
Kënga është realizuar në nëntë gjuhë të botës, ku përfshihet dhe një mesazh në gjuhën shqipe. Këngëtarja Imran Salkan interpreton në gjuhën tonë vargun: “Shën Sofia ti nuk je vetëm një gur, emrin tënd e themi duke bërtitur”.
Ndërsa gjuhët e tjera të përfshira janë, kineze, arabe, azere, kurde, bengale, turke dhe suahilisht.
Shën Sofia ka qenë një prej Kishave më të famshme të Kostandinopojës, por pas pushtimit nga osmanët, u shndërrua në Xhami. Në vitin 1934, qeveria turke e kohës dha vendimin për shndërrimin e saj në muze.