×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Pas bllokimit të xhirollogarive, paralajmërohet ndalja e shërbimeve tjera të Telekomit

    FrontOnline
    23 Korrik 2020

    Pas bllokimit të llogarive të Telekomit të Kosovës, sot punëtorët e kësaj ndërmarrje do të protestojnë para Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës, raporton portali Front Online.

    Rreth 3500, punëtorë të kësaj ndërmarrjeje rrezikojnë të mbesin pa paga dhe pa punë në rast se Qeveria e Kosovës, nuk e gjen një zgjedhje për Telekomin.

    Lidhur me këtë për Front Online, ka folur kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Telekomit, Lamih Balaj.

    Ai tha se përveç që punëtorët do të mbesin pa paga, nuk do të ketë as shërbime tjera nga Telekomi Kosovës.

    Balaj tha se me bllokimin e llogarive, pritet në çdo çast të ketë edhe problem  me sistemin.

    “Në rast se Qeveria nuk merr vendim të shpejt nuk do të ketë paga e as shërbime, pasi që janë llogaritë e bllokuara dhe munden edhe kontraktuesit me na i ndalë shërbimet. Në rast se nuk e paguajmë rrymën na ndalet, por problem do të kemi edhe me shërbimet tjera. Çdo moment mund të kemi telashe dhe rënie të sistemit komplet” , tha Balaj për Front Online.

    Kryesindikalisti i punëtoreve të Telekomit të Kosovës, tha se Qeveria dhe Ministria kanë kërkuar nga pronari i kompanisë Z-Mobile, Blerim Devolli, që t’i zhbllokon llogaritë e Telekomit pasi që ata do të hyjnë garantues, por i njëjti nuk e ka pranuar ofertën.

    “Ka qenë kërkesë e Kryeministrit dhe Ministrit ndaj pronarit të Z-Mobile që ata do të hyjnë garantues dhe të mos i bllokon xhirollogaritë, por fatkeqësisht ai person nuk e ka pranuar ofertën e tyre”, tha ai për Front Online.

    Balaj tha se në takimin e fundit me Kryeministrin dhe Ministrin e Zhvillimit Ekonomik që e kanë pasur dje, nuk është arritur një marrëveshje konkrete.

    “Jemi takuar me Kryeministrin dhe Ministrin, takimin e fundit e kemi pasur dje pas orës 15:00, është shqetësim edhe i Kryeministrit, por edhe i Ministrit gjendja në Telekom. Unë po shpresoj se ata edhe tani janë duke u munduar ta gjejnë një zgjedhje për Telekomin  e Kosovës, pas që e dinë rendësinë e Telekomit dhe të punëtorëve të cilët tani më janë në kolaps pasi që do të mbesin pa paga dhe mbi 80 % e punëtorëve  të Postës janë në kredi”, tha ai për Front Online.

    Ai tha se edhe pse sot do të protestohet nuk kanë marrë ftesë për takim nga Qeveria, për arritjen e një marrëveshje në mënyrë që Telekomi mos të shkojë drejt kolapsit.

    “Ne sot e kemi paralajmëruar një protestë para Qeverisë dhe Kuvendit. Ne e kemi edhe planin B të protestës, por do të shohim nga Këshilli se si do të veprojmë. Qeveria mund t’ia jap një kahje kësaj çështje dhe shpejt mundet me gjet zgjidhje”, tha ai për Front Online.

     

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Policia ka njoftuar se njësitet policore të Drejtorisë së Kryeqytetit, kanë implementuar një plan operativ në tregun e automjeteve, ku kanë sekuestruar...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Përmes një njoftimi në Facebook, policia ka thënë se kanë pranuar policia ka pranuar denoncime për shkeleje të ndryshme nga ngasës të...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Visar Azemi, kryetari I degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në Ferizaj, e ka përshkruar vitin 2024 si shumë sfidues, por...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në një bisedë me një gazetar, Ilir Tahiri, kandidati për deputet i PDK-së, shprehu shqetësimin për qëndrimet e Albin Kurtit ndaj UÇK-së....
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosoës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka vazhduar ta prezantojë planin e tij për sektorin e sportit. Përveç Stadiumit...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Ka vdekur Menduh Mullaademi, stilisti i parë në Kosovë – një pre ikonave të Prishtinës. Për vdekjen e ti, kanë shkruar nga...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Banorët e shtëpisë më të famshme në vend, sot janë sfiduar për kapitenin e javës. Sfida e Kapitenit sot u organizua nga...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrainën në shkurt të vitit 2022. Zëri i Amerikës vizitoi...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Një person i moshës 68-vjeçare është gjetur i pajetë në Vlorë. Sipas policisë, ai është rrahhur me sende të forta, raporton Euronews.al...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.