×
  • Lajme
  • Lajme

    Partitë politike me mungesë konsensusi edhe në vitin 2020

    FrontOnline
    02 Janar 2021

    Inatet politike dhe mungesa e konsensusit i ka përcjell edhe këtë vit partitë në Kosovë. Spektri politikë në vend nuk gjeti pajtueshmëri dhe unitet për asnjë prej temave të interesin nacional. Dialogu me Serbinë, integrimet evropiane dhe zgjedhja e presidentit ishin temat që edhe më shumë polarizuan partitë politke në Kosovë, ani pse për to nevojitet një pajtueshmëri e gjerë. Megjithatë, pak para shpërbërjes se legjislaturës së shtatë, partitë parlamentare unanimisht miratuan buxhetin për vitin 2021. E ndër arsyet që acaruan raportet ndërmjet partive po konsiderohet prishja e bashkëpunimeve dhe rrëzimi i shpeshtë i qeverive.

    Drejtoresha ekskluzive e Grupit për Studime Juridike dhe Politike, Arbëresha Loxha thotë, se polarizimi politik më shumë ka buruar nga brishtësia e numrave që ka pasur qeveria Hoti, e pastaj kjo është manifestuar në mungesë të stabilitetit institucional.

    “Siç ka ndodhur edhe viteve të kaluara edhe viti 2020, ka qenë i karakterizuar me mungesë të dakordimit të spektrit politik, sidomos për çështje të rëndësishme. Kjo ka buru nga brishtësia e numrave të Qeverisë Hoti, e pastaj është manifestuar me mungesë të stabilitetit institucional. E dina që iu deshën dy muaj për të rishikuar buxheti dhe afër gjashtë muaj që të miratohet Ligji për rimëkëmbje ekonomike për t’iu dalë në ndihmë bizneseve dhe qytetarëve. Natyrisht ka pas edhe mungesë të konsensusit për çështjen e dialogut dhe çështje tjera me rëndësi”, u shpreh ajo.

    Eugen Cakolli nga KDI mungesën e konsensusit dhe degradimin e debateve dhe gjuhës ndërmjet partive, e sidomos LVV-së dhe LDK-së, e ndërlidh me rrëzimin e qeverisë Kurti.

    “Ajo ka ndikuar që të jetë një pikë kthese në polarizimin e mëtutjeshëm të spektrit politik e në veçanti të raporteve të LDK-së dhe LVV-së si dy prej partive më të mëdha. Këtë drejtim, një qasje e tillë e acaruar dhe raporte që kanë degraduar në të shumtën e raste edhe në përplasje fizike e verbale…4:21 Mungesa e konsensusit ndërmjet partive, sidomos atyre parlamentare është një fenomen që po e shoqëron Kosovën tash e disa vite”, thotë ai.

    Ndërsa, ligjëruesi i shkencave politike në Universitetin e Prishtinës, Dorajet Imeri thotë për KosovaPress, se këto inate ndërmjet partive politike do ta përcjellin vendit edhe në të ardhmen.

    E për degradimin e gjuhës së komunikimin ndërmjet tyre, Imeri ia adreson fajin gjitha partive politike.

    “Fatkeqësia është që konsideroj se do t’i përcjell edhe në të ardhmen, e sidomos të ardhmen të afatshkurtër. Partitë politike vlerësoj se duhet urgjentisht të krijojnë një mënyrë tjetër të komunikimit. Këtu nuk ka asnjë dallim pasi partitë kanë kontribuar në një mënyrë ose tjetër, pasi çdo parti e ka hisen e saj për faturën që duhet paguar sa i përket këtij komunikimi të vrazhdë që nuk prodhon stabilitet politik dhe zgjidhje politike. Në disa tema të interesit nacional nuk duhet të kalohet në këtë format. Duhet të ketë̈ një konsensus të përgjithshëm sa i përket interesave strategjike të Kosovës”, thotë ai.

    Përplasjet ndërmjet partive politike më shumë janë shpërfaqur në Kuvendin Kosovës, ku me raste ka shkuar gati në përleshje fizike.

    Getinjo për LGBT: Nuk e kam pas mendimin shumë të mirë për ta
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka pritur sot në takim pune drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës Gazmend Hoxha...
    Lajme26 Prill 2024
    Prokuroria Themelore në Prizren, njofton opinionin publik, se, me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48-orëve, të dyshuarin...
    Lajme26 Prill 2024
    Të premten në Kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj është mbajtur ceremonia përmbyllëse dhe u shpallën rezultatet e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë...
    Të tjera
    Vip26 Prill 2024
    Jemi mësuar ta shohim në projekte dhe skeçe televizive e filmike aktoren Fiza Ramadani e cila ndërvite ka luajtur bashkë me humorist...
    Vip26 Prill 2024
      Pak seriale gëzojnë suksesin dhe jetëgjatësinë e ‘The Simpsons’. Jeta e familjes së verdhë më të njohur të Springfield mund të...
    Lajme26 Prill 2024
    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg, sot ka shijuar qiellin gjerman, derisa ka marrë pjesë në një fluturim me aeroplanët ushtarakë...
    Vip26 Prill 2024
    Këngëtarja e njohur, Soni Malaj ka bërë të ditur se po vjen me një bashkëpunim. Mirëpo, ajo ende nuk e ka zbuluar...
    Vip26 Prill 2024
    Top Channel e ka paditur aktorin për shkaktim dëmi. Aktori ka qenë pjesë e formatit ‘BBV3’, rrugëtimi i të cilit mbaroi shumë...
    Vip26 Prill 2024
    Ylli i muzikës pop, Donna Dafi, në projektin e saj më të ri “Kriminell”, me mesazhin që shpërndan, ka bërë bujë të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.