×
  • Lajme
  • Lajme

    Parlamenti Evropian do të kërkojë sërish nga pesë vendet e BE-së që ta njohin Kosovën

    FrontOnline
    09 Dhjetor 2020

    Parlamenti Evropian sërish do t’i bëjë thirrje pesë vendeve të Bashkimit Evropian, që nuk e kanë njohur Kosovën, që ta bëjnë një gjë të tillë sa më shpejt.

    Kjo ftesë e PE-së përsëritet në draft-raportin për Kosovën, të përgatitur në Komisionin e Politikës së Jashtme nga raportuesja për Kosovën, Viola von Cramon.

    Kjo thirrje nuk është e re, pasi Parlamenti Evropian vazhdon të jetë i vetmi institucion i BE-së që nga fillimi i referohet Kosovës si shtet dhe vazhdimisht kërkon nga shtetet anëtare që ta njohin shtetësinë e Kosovës.

    “Merret në dijeni se pesë shtetet anëtare ende nuk e kanë njohur Kosovën dhe përsëritet thirrja ndaj atyre që ta bëjnë këtë; nënvizohet se njohja do të ishte në dobi të normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në këtë dokument.

    Ky raport përfshin një periudhën dyvjeçare, pasi në vitin 2019 nuk ka pasur raport të Parlamentit Evropian sepse ishte vit i zgjedhjeve evropiane dhe pritej konstituimi i përbërjes së re të PE-së.

    Në draft-raportin thuhet se Kosova po vazhdon të vuajë nga jostabiliteti politik, sidomos pas zgjedhjeve parlamentare të tetorit të vitit 2019.

    Nga Kosova kërkohet që të shtojë përpjekjet për të adresuar problemet në fushën e sundimit të ligjit, të drejtat themelore, funksionimin e institucioneve dhe zhvillimin ekonomik. Aty po ashtu shprehet keqardhje për shuarjen e task-forcës anti-korrupsion brenda Policisë së Kosovës.

    Raporti nënvizon se Kosova vazhdon të jetë i vetmi shtet i rajonit të Ballkanit Perëndimor, qytetarët e së cilit kanë nevojë për viza për të udhëtuar në zonën Shengen, edhe pse Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave që në vitin 2018.

    Prandaj me këtë raport, bazuar në draft-tekstin e tij, eurodeputetët mirëpresin përsëritjen e qëndrimit të Komisionit Evropian se Kosova mund të përfitojë nga liberalizimi i vizave dhe i bëjnë thirrje Këshillit që urgjentisht të lëvizë drejt vendosjes së regjimit pa viza për qytetarët e Kosovës.

    Parlamenti Evropian, përmes këtij raporti, kërkon nga Kosova që të shtojë përpjekjet në luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe të dëshmojë më shumë vullnet politik edhe në përmbushjen e kushteve të caktuara me agjendën e reformave evropiane (ERA).

    Në këtë tekst shprehet keqardhje për vendimin e Qeverisë së Kosovës për të shuar Ministrinë e Integrimeve Evropiane, por kërkohet që strukturat e reja të kenë nivel të duhur të kompetencave, në mënyrë që të jenë në gjendje të koordinojnë procesin e integrimeve.

    Një pjesë e konsiderueshme e raportit të përpiluar nga PE-ja i kushtohet dialogut mes Kosovës dhe Serbinë.

    PE-ja, thuhet në raport, mirëpret rinisjen e dialogut dhe përkushtimin e shprehur nga të dyja vendet për këtë proces. Prishtina dhe Beogradi zyrtar ftohen që të vazhdojnë angazhimin konstruktiv në kërkim të marrëveshjes gjithëpërfshirëse, por edhe të zbatojnë marrëveshjet e arritura deri më tash.

    Po ashtu në raport thuhet se merret në dijeni marrëveshja e arritur në Uashington më 4 shtator për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike dhe nënvizohet se bashkëpunimi transatlantik është faktor kyç në stabilitetin në rajon.

    Në këtë dokument kërkohet më shumë përpjekje për të zbuluar fatin e personave të pagjetur që nga lufta e fundit në Kosovë. Aty po ashtu përsëritet mbështetja për krijimin e Komisionit rajonal për faktet e krimeve të luftës dhe shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut në territorin e ish-Jugosllavisë (RECOM).

    “Bëjmë thirrje për përpjekje më të mëdha në shqyrtimin e kërkesave të familjarëve të personave të pagjetur, hapjen e arkivave të luftës dhe zbulimin e të dhënave për personat të cilët ende janë të listuar si të zhdukur nga periudha e luftës 1998-99 në Kosovë”, thuhet në dokument.

    Raporti merret edhe me gjendjen e mjedisit në Kosovë, ku potencohet niveli i lartë i ndotjes në Kosovë dhe kërkohet që të rriten kapacitetet e prodhimit të energjisë nga burimet alternative. PE-ja shpreh shqetësim për nivelin e lartë të vdekshmërisë së hershme si pasojë e ndotjes dhe kërkon të adresohen këto probleme dhe gradualisht të ndërpritet prodhimi i energjisë nga qymyri.

    Në këtë drejtim kërkohet nga Kosova të respektojë standardet evropiane, ndërsa nga Komisioni Evropian kërkohet që të përfshijë Kosovën në strategjinë e Marrëveshjes së gjelbër evropiane.

    Raporti është draftuar nga raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon. Për të do të debatohet së pari në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Evropian, ku do të votohet si raport. Pastaj do të debatohet dhe miratohet edhe si rezolutë e Parlamentit Evropian gjatë një seance plenare.

    Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Lajme12 Shtator 2024
    Ish-bashkpartiaku i kryeministrit Albin Kurti, Visar Ymeri në një prononcim për Front Online ka thënë se interesi personal i dy akterëve politik...
    Lajme12 Shtator 2024
    Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se problemi në veri të vendit është problem politik e assesi rend dhe ligj....
    Front TV12 Shtator 2024
    Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se nuk ka asnjë diskutim për hapjen e Urës...
    Të tjera
    Opinione12 Shtator 2024
    Nga: Kim Ghattas / The Financial Times Me ditën e zgjedhjeve në ShBA në më pak se dy muaj larg, lufta njëmbëdhjetë...
    Vip12 Shtator 2024
    Këngëtarja e njohur shqiptare, Ronela Hajati, ka bërë një reagim të gjatë në Instagram, duke adresuar kritikët e saj të cilët shpeshherë...
    Lifestyle12 Shtator 2024
    Vjeshta është një stinë që sjell ndryshime të dukshme në klimë dhe temperaturë, dhe me këto ndryshime rritet edhe nevoja e trupit...
    Lifestyle12 Shtator 2024
    Sa më shumë ta dëgjoni trupin tuaj aq më shumë do të mësoni si për mënyrën e funksionimit të atij ashtu dhe...
    Lifestyle12 Shtator 2024
    Dashi Dite përgjithësisht e qete kjo e sotmja për te dashuruarit. Duhet thënë se do i jepni me shume rëndësi komunikimit dhe...
    Bota/Rajoni12 Shtator 2024
    Rreth 67.1 milionë njerëz ndoqën debatin presidencial midis demokrates Kamala Harris dhe republikanit Donald Trump, një rritje e theksuar e shikueshmërisë nga...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.