×
  • Lajme
  • Lajme

    Parashikimi i motit për të dielën dhe javën që vjen, priten reshje shiu edhe në Kosovë

    FrontOnline
    22 Mars 2025

    Thatësia e madhe që po mbretëron në viset tona ka gjasa që të zbutet sadopak gjatë ditëve të ardhme me ardhjen e masave ajrore me presion të ulët atmosferik.

    Gjatë dy muajve të kaluara ishim nën ndikimin e masave të fuqishme ajrore anticiklonike apo me presion të lartë atmosferik, prandaj reshjet kanë qenë shumë të pakta dhe sporadike duke keqësuar situatën hidrologjike në gati të gjitha viset tona.

    Gjendja sinoptike do të ndryshojë gjatë ditëve të ardhshme me uljen e presionit atmosferik që nënkupton depërtimin dhe zhvillimin e masave ajrore ciklonike të cilat nga Atlantiku depërtojnë në Mesdhe dhe nga Mesdheu “dërgojnë” herë pas here reshje atmosferike të intensiteteve të ndryshme në drejtim të rajonit tonë.

    Reshjet do të fillojnë në Shqipëri fillimisht me rrebeshe lokale intensive shiu me vetëtima dhe bubullimë diku në jug të Shqipërisë, pastaj reshjet do të zgjerohen në disa vise tjera të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Në Kosovë reshje fillimisht do të jenë dukshëm më të pakta, por gjithnjë me gjasa për ndonjë rigë ose rrebesh lokal shiu dhe duke pas para sysh afërsinë e masave ajrore ciklonike dhe reshje të dendura që priten në Shqipëri dhe Mal të Zi nuk duhet të na befasojnë depërtimet e sistemeve “të papritura” me reshje edhe në Kosovë.

    Reshje do të fillojnë sonte në mbrëmje, por këto do të jenë të pakta, afatshkurtra dhe të karakterit lokal.

    Të dielën pasdite zhvillime shumë më serioze fillojnë në jug të Shqipërisë, pastaj në vise tjera. Gjatë javës së re shiu përfshinë edhe Republikën e Kosovës.

    Përndryshe reshje mjaft të dendura dhe rrebeshe intensive shiu me vetëtima dhe bubullimë gjatë ditëve të ardhshme do të prëfshijnë shumë pjesë të Bosnjë dhe Hercegovinës, Malit të Zi, Kroacisë, Sllovenisë dhe Italisë ku vende-vende do të ketë gjasa për vërshime të mëdha./MeteoBallkan

    Nga Rubrika
    Lajme25 Mars 2025
    Gazetari Lavdim Hamidi ka publikuar një fotografi të kryesuesit të bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), Ymer Fejzullahu, duke prerë tortën...
    Lajme25 Mars 2025
    Xhaxhai i Ardit Zymberit, 19-vjeçarit që humbi jetën si pasojë e një sulmi me armë zjarri, ka thënë se ka pranuar ngushëllime...
    Lajme25 Mars 2025
    Gjatë kësaj jave vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmoferike. Si rrjedhojë, gjatë gjithë javës parashihen vranësira...
    Të tjera
    Lajme25 Mars 2025
    Presidentja Vjosa Osmani do të bëjë nesër homazhe në Krushë të Madhe dhe në Krushë të Vogël. Sipas njoftimit të Presidencës, Osmani...
    Bota/Rajoni25 Mars 2025
    Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato vlerësoi sot se parafinancimi prej 64,5 milionë eurosh në kuadër të Planit të Rritjes...
    Lajme25 Mars 2025
    Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur sot rreth orës 17:00 në Ferizaj, konkretisht në...
    Lajme25 Mars 2025
    Në zemrën e natyrës së paprekur, buzë liqenit të mahnitshëm të Vermicës, ndodhet një perlë e fshehur e mikpritjes dhe luksit –...
    Lajme25 Mars 2025
    Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu ka përfaqësuar Kosovën në Sesionin e 48-të të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të...
    Lajme25 Mars 2025
    Përjetoni një festë të paharrueshme këtë Bajram me një super oferte speciale në Durrës të përgatitur vetëm për  ju nga kompania numër...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.