×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Basha prezanton kandidatët e koalicionit Euroatlantik në Elbasan

    FrontOnline
    25 Mars 2025

    Drejtuesi politik i koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ishte sot në Elbasan, ku prezantoi kandidatët e partisë për deputetë të këtij qarku në zgjedhjet e 11 majit.

    Gjatë fjalës së tij, Basha paraqiti një listë të gjatë kandidatësh, duke përfshirë emra si Emin Cani, Regis Çela, Endri Hasa, Matilda Ibrahimi dhe shumë të tjerë, të cilët do të kërkojnë votën e qytetarëve të Elbasanit në zgjedhjet e ardhshme.

    Ai u shpreh se ky koalicion është i angazhuar për një ndryshim të thellë në politikën shqiptare, duke synuar luftën kundër korrupsionit dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për çdo qytetar.

    Në fjalën e tij, Basha hodhi akuza ndaj qeverisë dhe ndërsa ironizoi fjalën e Kryeministrit Rama në Lezhë, duke i drejtuar një pyetje: “Ku i ke shokët, pse i ke shokët aty? A je i paaftë dhe duhet të shkarkohesh tani? Apo je pjesë e aferave korruptive dhe duhet të qëndrosh me ata shokët, tek 7×7, tek 313-ta“, tha ai.

    Në fund  Basha shprehu besimin se Koalicioni Euroatlantik është një alternativë për shqiptarët, e gatshme të luftojë korrupsionin dhe të sjellë një të ardhme më të mirë.

    “Shqiptarët meritojnë një qeverisje të ndershme dhe të përgjegjshme. Koalicioni Euroatlantik është garancia që do të sjellë ndryshimin e shumëpritur. Bashkë mund të ndërtojmë një Shqipëri të drejtë, të zhvilluar dhe të ndershme“, tha Basha./Express/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni18 Prill 2025
    Në rrugën magjistrale Kërçovë-Gostivar, gjegjësisht në fshatin Trapçindoll të Maqedonisë së Veriut ka ndodhur një aksident i rëndë komunikacioni ku e kanë...
    Bota/Rajoni18 Prill 2025
    Shtetet e Bashkuara do të tërhiqen nga përpjekjet për të ndërmjetësuar një marrëveshje paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës, nëse së shpejti nuk...
    Bota/Rajoni18 Prill 2025
    Është dërguar për shërim në Romë 17-vjeçari i cili mbeti i plagosur mbrëmë në Tiranë. Sipas burimeve të A2 CNN, rreth orës...
    Të tjera
    Vip19 Prill 2025
    Kishte disa ditë mungesë në rrjetet sociale, pas skandalit të tij në rastin me Gjestin. Largimi i përkohshëm nga rrjetet sociale për...
    Kronika19 Prill 2025
    Një mosmarrëveshje ka ndodhur në Prizren, mes të paktën dy personave. Rasti i cili ka ndodhur të premten rreth orës 21:00 ka...
    Lajme19 Prill 2025
    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Gazmend Muhaxheri, për FrontOnline është shprehur kundër idesë për të shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme...
    Lajme19 Prill 2025
    Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, në një intervistë për Tëvë1, ka folur rreth synimit të LVV-së dhe GUXO për të...
    Lajme19 Prill 2025
    Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka njoftuar se do të mbajë një konferencë për media të sot nga ora 10:00 deri...
    Lajme19 Prill 2025
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Sali Zyba, ka folur për FrontOnline pas propozimit të kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.