×
  • Lajme
  • Lajme

    Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

    FrontOnline
    23 Korrik 2020

    IHMK-ja ka njoftuar se edhe në dy ditën e ardhshme masat e nxehta të ajrit me origjinë nga Afrika e Veriut të ardhura mbi vendin tonë, do të mbesin të qëndrueshme, por duke u dobësuar.

    Ky dobësim i këtyre masave parashihet të vij ditën e shtune, pasi që do të ketë luhatje në fushat barike duke bërë që gjendja në troposferë të ndryshojë përkohësisht.

    Do të ketë vranësira jostabile të cilat parashihen të sjellin reshje shiu. Derisa dita e premte premton më pak reshje, dita e shtunë parashihet të ketë më shumë reshje, duke përfshirë pjesën më të madhe të territorit dhe vende-vende do të ketë edhe zbrazje elektrike.

    Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-34 gradë Celsius Indeksi UV mbetet në sinjalin e kuq që nënkupton përkujdesje nga rrezet direkt të diellit (zbato këshillat e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik që nga ora 9-17 sa më pak në kontakt me rrezet e diellit, ose të përdorim masa mbrojtëse). Do të fryjë erë nga verilindja dhe juglindja me shpejtësi 1-9 m/s.

    Nga Rubrika
    Lajme20 Gusht 2025
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje që të propozojë një kandidat tjetër për kryetar të...
    Lajme20 Gusht 2025
    Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari pak para se të nisë vazhdimi i seancës konstituive ka ftuar deputetët...
    Lajme20 Gusht 2025
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka konfirmuar se PDK do të marrë pjesë në votimin e sotëm për zgjedhjen...
    Të tjera
    Lajme20 Gusht 2025
    Deputeti i PDK-së Jakup Nura, ka folur për mediat para nisjes së vazhdimit të seancës konstituive. Nura deklaroi se VV-ja ka pasur...
    Lajme20 Gusht 2025
    Kompania "Dubova Reisen" konfirmoi se një autobus i saj, me udhëtarë nga Kosova, u aksidentua në Gjermani në orët e para të...
    Lajme20 Gusht 2025
    Drejtori i Grupit Ballkanik për Politika në Prishtinë, Naim Rashiti, e ka kritikuar ashpër kastën politike në Kosovës. Duke mos përmendur me...
    Lajme20 Gusht 2025
    Eksperti i ekonomisë, Adem Qorrolli, ka paralajmëruar për pasoja serioze ekonomike si rezultat i ndërprerjes së energjisë elektrike për bizneset, veçanërisht në...
    Lajme20 Gusht 2025
    Sot në orën 11:00 pritet të mbahet vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, në përputhje me aktgjykimin e fundit të...
    Vip20 Gusht 2025
    Ajsel Abazi, me anë të një paraqitje në llogarinë e saj në Instagram ka bërë me dije se tash e 7 ditë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.